Permbledhja javore post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Smartphone

Nadella ElopKompletohet marrëveshja Microsoft-Nokia– Gati tetë muaj që kur Microsoft kishte publikuar planet e saj për të blerë biznesin e pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia-së në vlerë prej 7.2 miliardë $, pagesë dhe kontratë kjo e cila sot është kompletuar. Lajmi është njoftuar gjithashtu edhe nga të dy kompanitë.

Motorola Moto E brenda pak javësh– Është mëse e vërtet që Motorola po përgatitet për diçka të madhe. Fotografi të ndryshme kanë filluar të qarkullojnë nëpër forume dhe portale të ndryshme me imazhet e produkteve të reja të kësaj të fundit.

Smartphone-i “OnePlus One” me karakteristika mahnitëse– OnePlus sot ka prezantuar smartphone-in e parë Android me ndërfaqen CyanogenMod të emëruar si OnePlus One. Duke marrë parasysh karakteristikat e smartphone-it dhe çmimin e volitshëm, është i vetmi smartphone Android për momentin që duhet vërtetë të konsideroni blerjen e një të tillë.

Rrjedhin karakteristikat e smartphone-it “Moto E”– Sipas spekulimeve të një rrjeti brazilian, Motorola është gati të lansoj një smartphone të ri, super të lirë, të quajtur sipas tyre Moto E. Uebfaqja braziliane për teknologji Tecnoblog posedon një pamje (screenshot) nga ky rrjet lokal.

Nga Nokia në “Microsoft Mobile”– Fundi i një epoke po afrohet. Microsoft ka njoftuar sot se gjatë kësaj javë respektivisht të premten me 25 Prill pritet të finalizoj blerjen e saj të pajisjeve dhe shërbimeve nga Nokia, duke shënuar kështu fundin e linjës së smartphone-ve me emrin Nokia.

Rjetet Sociale

Udhëheqësi i Google+, Vic Gundotra lë kompaninë Google– Vic Gundotra, zëvendës-shef i lartë i Google-it dhe njeriu i parë mbrapa rrjetit social Google+, ka njoftuar se do të lë kompaninë Google. Gundotra ka punuar për 8 vjet në ketë kompani.

Facebook hyn në biznesin e lajmeve me FB Newswire– Facebook të enjten ka njoftuar për një shërbim të ri ku shpreson se do të bëhet numër një për burimin e lajmeve. Ky shërbim më shumë ka për synim gazetarët, por gjithashtu do të jetë si inspirim edhe për ata që merren me shkrime.

Facebook FB

Twitter ndryshon pamjen– Pas para-lajmërimit për ndryshimin e profilit për përdoruesit – inspiruar nga Facebook, Twitter tani ka filluar të lansoj pamjen e re të profileve të të gjithë përdoruesit e saj.

Pajisjet e reja

GoPro-Hero-4Shfaqen karakteristika të larta të modelit të ardhshëm “GoPro Hero 4″– Kanë rrjedhur detajet e para për karakteristikat e kamerës së ardhshme GoPro Hero 4, e cila ende nuk është paralajmëruar nga vetë kompania. Asnjë nga këto karakteristika nuk janë konfirmuar nga GoPro por nëse të dhënat që janë shfaqur janë të vërteta atëherë i bie që kamera GoPro Hero 4 do të vijë me rezolucion 4K Ultra HD në 30 frames për sekondë .

Shfaqen foto të gjeneratës së ardhshme të iPad– Ueb faqja danez OneMoreThing ka publikuar dy foto të kornizës dhe ekranit të gjeneratës së ardhshme të iPad. Këto imazhe janë të pa konfirmuara dhe si të tilla mund të jenë të pa vërteta, por dizajni i prezantuar në këto foto na jep shkak të besojmë që kështu edhe mund të duket iPad i gjeneratës së ardhshme.

Shfaqen imazhet dhe disa karakteristika për LG G Watch– Nëse ju intereson të dini më shumë për orën e mençur LG G Watch, kompania LG ketë javë ka përditësuar uebfaqen zyrtare të kësaj ore me disa imazhe dhe disa karakteristikat të reja.

Interesante

Samsung do të hapë sfidënSamsung do të hapë sfidën për aplikacionet e Galaxy Gear 2– Samsung do të hapë një tjetër sfidë për aplikacione, dhe sfida e rradhës do të ketë në fokus orën Galaxy Gear 2 dhe Gear 2 Neo. Siç duket edhe nga titulli, Samsung do që programuesit të krijojnë aplikacione fantastike për smartwatch Gear 2 dhe Gear 2 Neo. Në shkëmbim, kompania do të japë 1.25 milionë dollarë dhe çmime të tjera për idenë dhe programin më të mirë të sfidës.

Apple dhe Google i përshkallzojnë betejat për programe dhe lojra ekskluzive– Sipas Wall Street Journal, si Apple dhe Google po mundohen të bindin programuesit e lojrave për t’i bërë programet e tyre ekskluzive për sistemin e tyre operativ.

Kujdes nga “Jailbreak dhe Cydia”– Për ata që dinë se çfarë janë duke bëre, shanset për të pasur një problem të tillë janë relativisht më të vogla. Sidoqoftë, çdo ditë e më shumë po bëhet më e lehtë për të manipuluar me teknologjinë, dhe kjo donë të thotë që ata që dinë “mjaftueshëm” sa për tu future në telashe, do ta gjejnë një gjë të tillë. 

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble