SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Si gjithnjë, të dielës ia kushtojmë përmbledhjen e gjerave më interesante nga bota e teknologjisë të prezantuara gjatë javës.

Pajisjet e reja

Nokia Lumia 1520Nokia. Nokia gjatë javes në ngjarjen Nokia World Abu Dhabi 2013 Keynote kishte prezantuar pajisjet e reja me të cilat synon të konkuron në treg. Pra, pajisjet e prezantura janë smartphone-t Nokia Asha 500, 502, dhe 503, phablet-i Nokia Lumia 1520 si dhe tableti i parë nga ky brend Nokia 2520.

Apple. Në eventin e kompanisë Apple i mbajtur të martën në San Françisko, Apple ka prezantuar modele e rreja iPad mini 2, iPad Air, MacBook Pro dhe MacBook Air për të cilat poashtu ka theksuar se janë pajisje më interesante që janë prezantuar deri më tani.

Lenovo. Lenovo kishtre prezantuar laptopin e parë me Android, modelin A10. Karakteristikat e Lenovo A10 përfshijnë ekranin me definicion të lartë 10.1 inç dhe rezolucion 1366 x 768 pikselë, procesorin 4-bërthamor Cortex  A9  1.6GHz, 2GB RAM, 32GB memorie interne si dhe kohëzgjatja e baterisë deri 9 orë. Posedon spikeret stereo të integruar, kamerën dhe lidhjet tjera standarde.

Aplikacionet

Windows 8. Kompania ka paralajmëruar se aplikacionet nga Windows 8 do të mund të funksionojnë në konsolen Xbox One dhe madje ka lënë të kuptoj se ajo do të jetë një platformë midis Xbox One dhe Windows 8. Përveç kësaj, asgjë më shumë nuk është konfirmuar deri më tani. Edhe kompania Dell mund të ketë dhënë një konfirmim aksidentalisht duke thënë se të gjitha aplikacionet tuaja të preferuara nga Windows 8 do të funksionojnë dhe sinkronizohen me Xbox One.

InstagramKryeshefi i Nokia-s Stephen Elop ka njoftuar sot se pajisjet me Windows Phone shumë shpejt do të marrin rrjetin social të shumë popullarizuar për foto, Instagram.

Solaborate. Solaborate, platformë sociale e bashkëpunimit e dizajnuar enkas për profesionistët e teknologjisë gjatë javës ka bërë publike hapjen për përdorim të gjerë të komunikimit të saj në kohë reale dhe të mjeteve të produktivitetit, me lançimin e verzionit publik beta dhe të aplikacionit mobil për Android.

Lojëra

Kompania Sony nëpërmjet blogut të tyre PlayStation ka njoftuar që loja Assassin’s Creed Liberation HD do të lansohet në Playstation Store me datë 14 Janar 2014. Kjo lojë e ridizajnuar do të jetë në dispozicion për t’u luajtur në konsolat Sony PlayStation 3.

Lajme lokale

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundation dhe që është i gjashtëmbëdhjeti me radhë, është mbajtur më 24 tetor 2013 në Sabaja Drs Beer House.

Kjo ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube ose të na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE