Permbledhja-javore-post

Si gjithnjë, përmbledhja e të rejave më interesante nga teknologjia përgatitet çdo fundjavë. Çfarë e karakterizon javën që e lamë pas, informohuni në vijim.

Edhe një pajisje e vlerësuar nga ne. Është fjala për smartphone-in Galasy S4 Mini DUOS një smartphone i cili ofron mundësin e vendosjes së 2 SIM kartelave. Për të informuar më shumë për çfarë pajisje bëhet fjalë, çfarë mundësi ofron, lexojeni nëpërmjet vlerësimi të Galasy S4 Mini DUOS.

Edutek

Ameble Si ta fillojme karrieren ne IT MainRubrika Edutek, e cila është dedikuar për edukim, është pasuruar edhe me një material. Nëpërmjet artikullit  “Si ta fillojmë karrierën në IT” do të këshilloheni për hapat se si të filloni një karrierë në IT (Teknologji Informative).

Të kthehemi tek ngjarjet e kësaj jave rreth të rejave në teknologji.

Smartphone dhe Tablet

Lenovo është duke punuar në një phablet me platformën Windows Phone. Pajisja thuhet të vij me procesorë 4-bërthamor dhe ekran të plotë HD 1080p. Ndërsa për karakteristika tjera dhe emrin e tij ende nuk dihen, por padyshim që madhësia e ekranit do të jetë në mes të 4.7 deri 5 inç.

Lumia 625 (2)Eështë prezantuar edhe një model i ri nga familja tani me njohur Nokia Lumia. Është fjala për smartphone-in Nokia Lumia 625 që do të ketë të integruar po ashtu platformën e Windows Phone 8. Disa karakteristika të Noikia Lumia 625 është ekrani  4.7 inç i mbrojtur me Gorilla Glass 2, procesori 2-bërthamor Snapdragon S4 me 1.2GHz, 512MB RAM, bateria 2000 mAh, kamera e pasme 5 megapikselë për incizim 1080p dhe ajo frontale VGA.

HTC ka publikuar një smartphone-in HTC Desire 500, një smartphone të klasit të mesëm i cili është i bazuar në Android.

Samsung Galaxy Note 3 pritet që së shpejti të lansohet me procesorë të ndryshëm në vende të ndryshme. Për SHBA dhe Evropë, Samsung Galaxy Note 3 pritet të ofrohet me procesorin Qualcomm Snapdragon 800 me shpejtësi prej 2.3 GHz ndërsa për rajonet e tjera do të ofrohet me procesorin e ri të Samsung, Exynos 5 OCTA 5420.

Motorla ka zyrtarizuar tre modele të reja Motorola Droid ULTRA, Droid MINI dhe Droid MAXX.

Siç edhe pritej, Google e bëri prezantimin e versionit të ri të tabletit Nexus 7, i cili do të bëj debutimin e tij më 30 Korrik. Kompania do të ofrojë tri versione të këtij tableti të ri: një 16GB me Wi-Fi, 32GB me Wi-Fi dhe modelin 32GB me 4G LTE.

Aplikacione / Softuer

Google për Waze-n pagoi 966 milionë $. Para një muaji Google kishte blerë kompaninë Waze, edhe pse në atë kohë kompania nuk ka dhënë detaje se sa ka paguar për aplikacionin e trafikut, tani ky numër është zbuluar dhe është 966 milionë dollarë. Çmimi i blerjes është parë në dokumentet që Google-it i është dashur ti paraqesë para rregullatorëve të shtetit, ka thënë AssosiatedPress dhe sipas kësaj i bie që Google ka paguar më pak se 1 miliard dollarë për Waze.

Informata, Biznese, Kuriozitete

Është zbulur një mënyrë e re e rrezikshme për sulm (hacking) nëpërmes kartelave SIM, potencialisht u mundëson hakerëve që nga largësia të dërgojnë mesazhe SMS ose të incizojnë thirrjet, ka raportuar Forbes.

Sipas një raporti të fundit thashethemet janë se Canon është duke punuar në një aparat fotografik të ri Pro DSLR që mund të shfaqet me një sensor masiv 75 megapikselë, është përfolur gjithashtu se ky model do të posedoj ekranin në anën e pasme me rezolucion të lartë. Madhësia e tij trupore do të jetë e ngjashme me atë të 1D X.

SanDisk ka njoftuar për serinë e re të memorieve Flash për të dhëna, e emëruar si Sandisk Connect. Kjo seri e re e memorieve posedon mundësinë Wireless që përdoruesit të shpërndajnë të dhënat e tyre nëpërmes shumë pajisjeve, duke përfshirë smartphone, tablet dhe kompjuterë.

Apple është duke testuar ekrane me të mëdha. Kompania Apple më bazë në Kaliforni ka kërkuar ekrane prototip të smartphone-ve me të madha se 4 inç. Ekranet matëse mbi 13 inç (diagonalja) kanë qenë gjithashtu të kërkuar për një pajisje tabletë të ri. iPhone 5 i tanishëm ka ekranin 4 inç kurse iPad 4 9.7 inç dhe në fund ekrani i iPad Mini është 7.9 inç. Përveç tjerash, Apple ka prezantuar edhe raportin financiar tremujorë  me ç’ rast njofton për rekordet e reja fitimprurëse.

PS4me ControllerPlayStation 4 pritet të dalë në shitje nga fundi i këtij viti. Teknologjia e AMD-së është duke mësuar për këtë sistem të ri, kurse Sony tha se ata besojnë se kjo do jetë pajisja me e fuqishme e lojës në të gjitha pajisjet tjera të konceptuara. Sony ka zbulur një sistem i cili punon me një procesor të vetëm.

 

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë dhe qëndroni me ne. |ameble|