SHPËRNDAJE

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Edutek

Në njërin prej materialeve për Edutek, kemi shpjeguar se si bëhet instalimi dhe konfigurimi i një ruteri “WiFi”. Nëse tani më e keni bërë këtë instalim dhe nëse ende keni ndonjë kompjuter të vjetër të lidhur në internet nëpërmjet kabllove, dhe me një fjalë dëshironi të heqni këtë kabllo dhe të keni qasje në internet nëpërmjet ruterit, sot teknologjia ju mundëson një gjë të tillë pa pasur nevojë fare të intervenoni në kompjuterin tuaj.

Shtrohet pyetja se: “Si mund të lidhet një kompjuter në ruterin WiFi, nëse ai nuk e ka të integruar kartelën e rrjetës WiFi?” Përgjigja është shumë e thjeshtë: “Nëpërmjet një pajisje USB Wireless.”

Se si bëhet ky instalim, klikoni mbi këtë link: Si ta instalojmë një USB “Wireless”.

TP- Link -ameble

Pajisje të reja

SamsungSamsung ka njoftuar për lansimin e 5 monitorëve të ri të lakuar, të cilët vijnë me madhësi që fillojnë prej 23.5-inç deri në 31.5. Modeli Samsung SE501c vjen në dy madhësi të ndryshme të ekranit, njëri me 23.5-inç kurse tjetri 27-inç, ndërsa modeli SE591C vjen me madhësi të ekranit 27-inç. Dy modelet tjera vijnë në serinë e Samsung SE590C dhe janë me madhësi prej 31.5 inç, me shkallë kontrasti 5000:1. Modeli i fundit është Samsung SE790C i cili është 29-inç dhe shkallë kontrasti 3000:1.

Moto X i gjeneratës së tretë. Presidenti i kompanisë Motorola Rick Osterloh ka bërë disa njoftime lidhje me të ardhëm e kompanisë, dhe njëra ndër to është edhe lajmi rreth lansimit të gjeneratës së ardhme të Moto X. Ai iu përgjigj disa pyetjeve të iniciativës #AskRickO që ju bënë atij përmes Twitter. Ai u pyet për kohën kur Motorola do të publikoj produkte të reja dhe cilat do të jenë ato, dhe përgjigja e tij ishte se Motrola po përpiqet që për çdo vit të nxjerr së paku modele të reja të telefonave të mençur dhe produkti i paralajmëruar për 2015 do të jetë Moto X i gjeneratës se tretë që do të publikohet në muajin Shtator.

new-moto-x-15- ameble

HTC T1H. HTC është duke punuar për të lansuar një tablet të ri i koduar me emrin HTC T1H. HTC T1HTableti i ri nga HTC vjen me ekranin 8,9 inç me një rezolucion prej 2048 x 1536 pikselëve i përkrahur nga procesori me 8 bërthama Allwinner H8 me shpejtësi prej 2.2GHz dhe 2GB RAM memorie. T1H HTC ka të integruar 1.6 MP kamerën frontale, 8 MP kamerën kryesore në anën e pasme dhe një bateri 6.700 mAh.

Vector Smartwatch. Apple Watch është thënë ta mbajë baterinë rreth 18 orë, gjithashtu edhe orët e tjera kanë jetë të ngjashëm të baterisë. Tani një kompani krejt tjetër pritet të lansoj një orë të mençur për të cilën thuhet së jetën e baterisë pritet ta ketë 30 ditë, pra ai është Vector Smartwatch. Vector Smartwatch përveç që do të ketë jetë të baterisë deri në 30 ditë, pajisja pritet të funksionoj me smartphone Android, iOS dhe Windows-Phone.

Ngjarje, Kompani dhe Kuriozite

Apple po përgatitet të publikojë 3 iPhone të rinj. Që kur u publikua iPhone 5, jemi mësuar që në Shtator të secilit vit të shohim Apple teksa publikon iPhone të ri dhe nuk ka asnjë arsye që të mos besojmë që edhe këtë Shtator Apple do të përgatit diçka të mire për ne. Sipas thashethemeve të fundit, nga burime nga brenda Apple merret vesh që kompania pritet të publikoj tre telefona të mençur: iPhone 6S, iPhone 6S Plus dhe iPhone 6C.

Messenger PlatformFacebook lanson platformën e re në Facebook Messenger. Siç edhe pritej, Facebook gjatë një konference së saj për zhvillues të mbajtur dje ka njoftuar zyrtarisht për platformën Messenger. Ky tipar i ri e bën të mundur përdorimin e aplikacioneve tjera brenda shërbimit të tyre Facebook Messenger. Kjo nënkupton se do të kemi mundësi të marrim aplikacione nga lista e aplikacioneve të përkrahura nga kjo platformë dhe pasi të zgjedhim aplikacionin që dëshirojmë, mund të kalojmë drejtë në dyqanin e aplikacioneve për të shkarkuar atë. Për shembull, Giphy për Messenger e bën të lehtë kërkimin e një video GIF dhe dërgoj atë tek ndonjë mik pa dal nga Facebook Messenger.

Apple blen kompaninë për databaza “FoundationDB”. Sipas raporteve të publikuara nga TechCrunch dhe The Wall Street Journal, Apple ka blerë startup kompaninë për databaza të quajtur FoundationDB. Apple ka konfirmuar blerjen, por nuk shpjeguar pse ka vendosur ta blejë. “FoundationDB është një multi-model, që do të thotë se në një databazë të vetme mund të ruhen të dhëna të ndryshme”, kështu është e shpjeguar në ueb-faqen e FoundationDB-së. “Të gjitha të dhënat ruhen dhe shpërndahen në mënyrë të sigurtë.”

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Si gjithmonë me plotë sinqeritet mirëpresim sugjerimet, këshillat, kërkesat dhe ankesat nga të gjithë lexuesit.

Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE