SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Edutek

10 Laptopat më të mirë në treg. Për të blerë një laptop nganjëherë është punë e vështirë. Nga numri i modeleve të shumta në internet apo edhe nëpër dyqane nganjëherë është vështirë të vendoset. Shumica e njerëzve sot kur dëshirojnë të blejnë një laptop, në mend përafërsisht e kanë se si duhet të jetë apo edhe çfarë karakteristikash duhet të ketë, por në anën tjetër janë në dyshim nga zgjidhjet në dispozicion. Për zgjedhje ne i kemi sjellë 10 laptopat me të vlerësuar për momentin ne treg për të gjitha nevojat.

Të rejat për Aplikacione dhe Softuer

Windows 9. Windows 9 mund të vijë pa pagesë, por vetëm për përdorues të caktuar. Microsoft do të lëshoj përditësimin e dytë të Windows 8.1 për ketë vit, Windows 8.1 Update 2, i cili do të jetë në dispozicion pa pagesë për përdoruesit e Windows 8.1 Update 1, kanë zbuluar grupi i hakerve nga WZOR. Ky grup ka shtuar gjithashtu se Microsoft për të gjithë tjerët do të shes ketë version me një çmim të volitshëm. Më pastaj ata kanë thënë së edhe me Windows 9 do të ndodh e njëjta për ata që kanë të instaluar Windows 8.1 Update 2.

Microsoft OneDriveMicrosoft të hënën ka prezantuar informata të reja për shërbimin e tyre OneDrive, ata kanë dhënë lajmin se kanë dyfishuar hapësirën pa pagesë në dispozicion për përdoruesit e tyre. OneDrive deri më tani ka pasur vetëm 7GB hapësirë të lirë pa pagesë, por nga tani e tutje ofron 15GB. Kompania ka shpjeguar se pse ka zgjedhur këtë shifër, dhe shpreson se hapësira shtesë pritet të stimuloj klientë të rinj që të përdorin OneDrive në vend të ndonjë shërbimi tjetër.

LG webOSPlatforma LG webOSLG ka njoftuar se ka bërë gati softuerin e tyre webOS SDK për LG Smart + TV për zhvillues, i cili nga tani e tutje është në dispozicion për t’u përdorur. Përderisa kanë nxjerr ketë softuer në dispozicion për shfrytëzim nga zhvilluesit, LG ka lansuar gjithashtu edhe ueb-faqen e re (http://developer.lge.com/webOSTV/) për zhvillues të teknologjisë LG webOS Smart TV dhe për krijimin e lidhjen e aplikacioneve WebOS në një vend.

Google prezanton Android L.  Për këtë vit, njoftimi më i madh që ka bërë Google deri më tani është ” Android L.” Ata thonë së ky version do të ketë 5000 API-s (Application programming interface) dhe një dizajn të ri i cili jo që do të funksionoj për smartphone dhe tablet, por ai do të funksionoj edhe për shumë kategori të pajisjeve tjera. Android L karakterizohet nga “Material Design,” siç e kanë quajtur ata, që është një identitet i ri i dizajnit ku përdor hijet dhe shtresa të dalluara në ndërfaqen e përdoruesit. Të gjitha animacionet e reja japin tranzicione të lehta në mes të aplikacioneve, dhe gjithashtu rrisin përvojën kur elemente të reja shfaqen në ekran.

Pajisjet të reja

Nokia X2. Microsoft ka lansuar sot modelin e ri të smartphone-it Nokia X2, duke e shfaqur si një model të përmirësuar të Nokia X i cili ishte lansuar më herët, dhe posedon platformën Android. Nokia X2 vjen e pajisur me ekran 4.3-inç dhe rezolucion 800 x 480 pikselë me 217ppi, baterinë çmontuese 1800mAh, procesorin Snapdragon 200 1.2GHz, 1GB RAM, 4GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave, portën microSD që përkrah kartela deri në 32GB dhe në fund krejt 7GB hapësirë të lirë në Microsoft OneDrive. Smartphone-i është me dy SIM kartela dhe ka çmimin vetëm 99 €.

Nikon kamera DSLR D810Nikon ka prezantuar kamerën DSLR D810, duke u lavdëruar se ky model sjell imazhet me kualitetin më të mirë në historinë e kamerave të tyre. Sensori FX-format CMOS dhe procesori i imazheve EXPEED 4 vijnë më tërheqës kësaj here, si dhe me një mori karakteristikash tjera të përmirësuara. Sipas prodhuesit të kësaj kamere, ky është DSLR-i i parë në historinë e kompanisë që ofron 64 ISO me qartësi të lartë dhe tone të pastra. DSLR D810 është thënë së ofron të njëjtin varg dinamik si 100 ISO, duke bërë këtë nëpërmjet përdorimit të sensorit FX-format CMOS. Në anën tjetër të spektrit, ky DSLR ofron 12800 ISO.

Të tjera

Nga tani edhe Google shet adresa të Domain-it. Google në konferencën vjetore për zhvillues I/O pritet ka njoftuar për r shërbimin e saj të fundit, Google Domains, i cili do të përqendrohet në biznese të vogla duke ndihmuar ato që të marrin hapat e tyre të parë në internet. Pra, thjesht do të bëhet konkurrent i GoDaddy.

Procesori Samsung Exynos 5433 mund Qualcomm Snapdragon 805.Në pamjen e më poshtme shfaqet procesori ende i pa lansuar, Exynos 5433, i cili pritet të vij bashkë me phabletin Samsung Galaxy Note 4. Ndërkohë që mund të tingëllojë diçka e pa pritur, por rezultatet Benchmark nga AnTuTu kanë zbuluar se ky çip procesori 8-bërthamor nga Samsung tejkalon përformancen e procesorit me të fundit nga Qualcomm, Snapdragon 805.

Galaxy Note 4 Exynos

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE