Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Edutek

Interneti është një medium i lirë dhe pa cenzurë dhe për këtë arsye është i pasigurt për fëmijët. Të jesh prind në epokën digjitale është e vështirë sepse nuk dimë se çfarë shfletojnë fëmijët tanë, e sidomos shpesh herë kërkohet edhe parandalimi i qasjes në ueb-faqe specifike, sikurse ato porno, lojëra të fatit etj.

Në videon e më poshtme kemi shpjeguar se si mund të parandalohet qasja në disa ueb-faqe specifike, ndërsa për më shumë rreth këtij udhëzimi klikoni në këtë link “Mbroni fëmijët tuaj nga qasja në porno ueb faqe“.

Pajisjet e reja

LG. LG tani para ngjarjes MWC 2015 ka njoftuar për katër smartphone të ri të rangut të mesëm, që përfshinë modelet Magna, Spirit, Leon dhe Joy. Ata të cilët do jenë prezent në ngjarjen MWC 2015 në Barcelonë duke vizituar stendat e kompanisë do të kenë mundësi të shohin së çfarë smartphone do sjellë LG.

Sony Xperia E4g. Sony ka lansuar një smartphone të ri Android, Xperia Sony E4g, i cili në fakt është versioni 4G LTE i modelit Xperia E4. Sony Xperia E4G vjen me ekran IPS 5-inç me rezolucion qHD i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Snapdragon me shpejtësi prej 1.5GHz. Ky smartphone gjithashtu vjen me 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme dhe ka të integruar kamerën frontale 2MP si dhe atë kryesoren 5MP.

Moto E.  Kompania Motorola për ditën e sotshme kishte paralajmëruar se do të jap një lajm të rëndësishëm dhe si duket e ka bërë. Ata zyrtarisht kanë lansuar versionin më të ri të smartphone-it Moto E, i cili vjen me çmim të ulët. Ky smartphone vjen i pajisur me ekran 4.5-inç, procesorin 4-bërthamor Snapdragon 1.2GHz, baterinë 2390mAh, kamerën e pasme 5-megapikselë, atë frontalen, si dhe vjen me versionin Android 5.0 Lollipop. Në ketë model Motorola ka futur edhe disa nga softuerët e vet të dobishëm, më të cilët shton karakteristika ekstra, si p.sh. mundësinë e marrjes së fotografive në mënyrë të shpejt etj etj.

Kompani dhe Kuriozitet

Apple do të investojë 1.7 miliardë € në EvropëApple ka njoftuar për një investim të madh në qendrat e të dhënave për Evropë, ku kompania ka në plan të investojë rreth 1.7 miliardë €. Një nga këto qendra do të jetë e vendosur në County Galway të Irlandës dhe tjetra do të jetë në Jutland të Danimarkës, që të dy këto do të funksionojnë nga energjia e rinovueshme. Apple, këto qendra evropiane do t’i përdorë për të fuqizuar shërbimet e tyre online të cilat përfshijnë iTunes, App Store, iMessage, Maps dhe Siri.

Data Center

Samsung do të jetë furnizues i memorieve DRAM për iPhone 6S. Apple iPhone 6S nuk pritet të dal në treg me herët se muaji shtator i këtij viti, edhe pse kemi dëgjuar thashetheme të ndryshme sa i përket këtij modeli të ardhshëm. Sipas një raporti të ri kompania Samsung me sa duket do të jetë furnizues i memorieve DRAM të Apple-it për iPhone 6S dhe 6S Plus. E njëjta kompani është thënë të jetë furnizues edhe për memoriet DRAM të LG-së për smartphone-in e tyre të ri LG G4, i cili sipas thashethemeve do të dal në treg nga muaji prill.

Bateritë e smartphone-ve të ardhshëm mund të ri-mbushen brenda një minute. Kur është rasti për përzgjedhjen e një smartphone-i, fuqia e baterisë së tij luan një rol të rëndësishëm në blerje. Edhe po të jenë të gjitha karakteristikat tjera harduerike të mira nuk është e pranueshme, nëse bateria e këtij smartphone-i nuk zgjat më shumë se gjysmë dite. Për momentin ka shumë zgjidhje të baterive, por diçka që është duke bërë kompania teknologjike StoreDot nuk keni dëgjuar asnjëherë! Kjo startup kompani se fundmi ka prezantuar një teknologji të re të baterisë, për të cilën pretendojnë se bateria ri-mbushet me rrymë brenda vetëm një minute.

Për studentët abonim falas në Microsoft Office 365Microsoft ka njoftuar se ka kthyer qasjen apo abonimin falas për studentet e rregullt në shërbimet e tyre Microsoft Office 365. Kompania të njëjtën gjë më parë e kishte bërë vetëm për studentët në Nju Jork kurse tani ketë e ka nxjerr në dispozicion për të gjithë studentët në mbarë botën. Miliona studentë në mbarë botën tani ligjshëm mund t’i qasen pakos së Office-it nga shkollat e tyre dhe gjithashtu ju njoftojmë se e kemi mundësuar që pa pagesë të gjithë studentët e huaj në nivel global të regjistrohen vetvetiu dhe të marrin Office 365 dhe instalojnë Office-in.

Office 365 Logo

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Si gjithmonë me plotë sinqeritet mirëpresim sugjerimet, këshillat, kërkesat dhe ankesat nga të gjithë lexuesit.

Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes: