SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

 

Përmbledhjen po e fillojmë me dhuratën e dhuruar nga  kompania prestigjioze nga Prishtina, Mega-Electronics e cila kishte përfunduar në Kaçanik. Pra, fituesi i dhuratës  tablet Android Maxell MAXTAB C8 ishte Ilir Th. nga Kaçaniku.

Video Praktike

Këtë javë kemi bërë dy video praktike ku protagonist ishte kompania Apple me përditësimin e ri të sistemit iOS 7 si dhe video shpaketimi i njërin prej produkteve të fundit nga Apple, iPhone 5C.

Për të parë se për çfarë pajisje bëhet fjalë si dhe çfarë risi ka në sistemin e ri iOS7, shikojeni videot e më poshtme.

[youtube id=”Qq5xLeFSOuM” width=”600″ height=”350″]

[youtube id=”3KFZtQhuaGE” width=”600″ height=”350″]

Edutek

Rubrika Edutek është pasuruar edhe me një material shumë interesant dhe me vlerë. Kësaj radhe kemi prezantuar se si mund t’i riktheni shënimet të cilat janë fshirë aksidentalisht ose gabimisht nga ana juaj në kompjuterin tuaj. Për më shumë rreth procesit të rikthimit të shënimeve, informohuni në këtë artikull.

Krahasime

Nga kjo javë, kemi integruar modulin e ri “Krahasime” nëpërmjet të cilit ju do të keni mundësinë të informoheni në mënyrë më të lehtë për detaje rreth një pajisje specifike, mund t’i krahasoni pajisjet për të cilat keni shfaqur interesim dhe njëkohësisht do të informoheni edhe për çmimin e përafërt të pajisjes në tregun tonë dhe përreth, kuptohet është fjala për pajisje të reja.

Lajmi i javës

Edhe në ameble.al. Nga kjo javë, në portalin ameble.com mund ti qaseni edhe përmes ueb adresës: www.ameble.al

Autostrada AMEBLE

Smartphone dhe Tablet

LG – LG ka njoftuar zyrtarisht për smartphone-in Vu 3 që pritet të dal në treg nga kjo javë. Vu 3 nuk është shfaqur si surprizë e madhe për arsye se vetë LG javën e kaluar kishte publikuar disa fotografi të kësaj pajisje.

Oppo – Prezantohet smartphone-i Oppo N1 i cili veçohet me kamerë rrotulluese në 180 shkallë.

Kindle Fire – Gjatë kësaj jave, Amazon kishte prezantuar dy modele të reja të Kindle Fire,  Kindle Fire HD dhe Kindle Fire HDX.

Microsoft Surface 2 – Microsoft ka prezantuar gjeneratën e dytë të tabletit të tyre Surface 2, një pasardhës i përtërirë i modelit Surface RT.

Aplikacione she Softuer

Quickoffice nga tani pa pagesë për platformat iOS dhe Android.

Samsung është duke përgatitur version  Android 4.3 për Galaxy S4, S3 dhe Note 2.

Speedtest 3.0 tani në dispozicion për Android. Kompania Ookla ka lëshuar versionin e fundit të tyre të aplikacionit për matjen e shpejtësisë së rrjetit për platformën Android, Speedtest 3.0, e cila tani është në dispozicion për tu shkarkuar nga Google Play.

Për ata që përdorin softuerin VLC, kompania VideoLAN tani kanë lëshuar një version të ri të softuerit që i luan videot për të dy pajisjet Mac dhe PC, versioni i fundit është VLC 2.1 dhe vjen me një varg veçorish të reja bashkë me përkrahjen e videove të kualitetit 4K.

Të tjera

BlackBerry pajtohet të shitet për 4.7 miliardë $. BlackBerry të hënën ka njoftuar se ka rënë dakord për një ofertë shitjeje të udhëhequr nga Fairfax Financial Holdings në vlerë prej 4.7 miliardë $, e kufizuar nga një marrëveshje e përbashkët. Konsorciumi i udhëhequr nga Fairfax, që tashmë zotëron 10 për qind të Blackberrry-it, ka ofruar 9 $ të holla për çdo shpërndarje të produkteve të BlackBerry-it.

Android mbush 5 vjet! 5 vjet më parë Google ka bërë instalimin e tyre të parë të Android-it, i cili ishte futur në një telefon T-Mobile G1 që ndryshe është njohur edhe si HTC Dream (shih videon më poshtë). HTC Dream ishte produkti i parë komercial që posedonte sistemin e ri operativ Android i bazuar në Linux.

Lojëra e njohur dhe shumë e popullarizuar GTA V thyen rekordet duke arritur 1 miliardë $ shitje për vetëm 3 ditë.

Asus ka prezantuar Router-in e ri Wireless që e ka koduar me emrin AC1900. Sipas performancës së këtij Router-i Gigabit aktualisht është Router-i Wireless Dual-band më i shpejti në botë.

Kjo ishte e tëra dhe për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE