SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Lajme Lokale

Gjirafa

Webrazzi: Makina kërkimore shqiptare Gjirafa fillon si sfidues lokal ndaj Google-it. Webrazzi është burimi kryesor në ueb për tregjet digjitale, për start-ups, për investime, zhvillime teknologjike dhe ngjarje të tilla që ndodhin në Evropë, Lindjes të Mesme dhe në tregjet Afrikane. Webrazzi kishte zhvilluar një intervistë me krye-shefin e Gjirafës, Mërgim Cahani të cilën mund të lexoni në këtë link.

Gjirafa1

VALA

VALA fillon me 3G/4G. VALA ka filluar operimin me teknologjinë 3G/4G, e cila është pjesë e strategjisë së investimeve në rrjetet me brez të gjerë duke u mundësuar të gjithë konsumatorëve ofrimin e shërbimeve të internetit të shpejtë në telefonat mobil dhe pajisjet tjera mobile. PTK tërë planin e saj të biznesit për vitin 2014 dhe vitet e mëtutjeshme, e ka orientuar drejt përmirësimit dhe zgjerimit të portfolios së shërbimeve të një niveli shumë të lartë.

IPKO

IPKO është gati për 4G. Vetëm dy muaj pas paralajmërimit fillestar në publik, dhe më pak se 1 vit nga lansimi i rrjetit të vetëm 3G në Kosovë, IPKO ka njoftuar se është gati për lansimin e rrjetit më të shpejtë mobil në botë – 4G.

Fillimisht, IPKO do t’i përzgjedh disa nga përdoruesit e saj të telefonisë mobile të cilët do të kenë mundësinë e përjetimit dhe testimit direkt të shërbimit më të shpejtë të internetit në mobil deri më sot – atij 4G, nga telefonat e mençur mobil që e mbështesin këtë rrjet. Rrjeti 4G nga IPKO fillimisht do të ofrohet në zonat më të populluara të kryeqytetit dhe në aeroportin e Prishtinës.

Pajisjet e reja

Qualcomm Snapdragon 810 MDP. Qualcomm ka lanusar smartphone-in e parë me procesorin 64-BIT Snapdragon 810 i projektuar për t’u përdorur dhe testuar nga zhvilluesit. Smartphone-i Snapdragon 810 MDP vjen me një ekran QHD 6.17 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin 8-bërthamor 64 BIT Qualcomm Snapdragon 810, 4GB RAM memorie, 32GB hapësirë të brendshme, 13 megapikselë kamerën kryesore me mundësi incizimi në formatin 4K si dhe ka të integruar 4 megapikselë kamerën frontale.

HTC Desire 620. Modeli HTC Desire 620 nuk është zyrtarizuar ende, por shkurtimisht pajisja është shfaqur sot më herët në një faqe të internetit, dhe tani ne kemi disa foto dhe specifika për këtë smartphone të ri. HTC Desire 620 me sa duket do të vijë me ekran HD 5-inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor me shpejtësi prej 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 610, 1GB RAM memorie, 8GB hapësirë të brendshme dhe ka të integruar një bateri të fuqisë prej 2.100 mAh.

Archos 80 Cesium. Archos prezantoi tabletin më të ri me sistemin operativ Windows i koduar me emrin Archos 80 Cesium, i cili pritet të ketë çmim të ulët duke konkurruar kështu me serinë e tabletve nga HP dhe Toshiba. Archos 80 Cesium është një tablet me ekran IPS 8-inç, që ofron rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Intel Atom Z3735G dhe 1GB RAM memorie.

Biznese dhe Kuriozitete

Shitjet e iPhone 5C mund të ndërpriten vitin e ardhshëm. Asnjë kompani nuk është në gjendje ta mbaj ndonjë model të caktuar për shumë kohë dhe si duket edhe Apple do të futet në këtë grup pasi që është duke menduar për të ndërpre prodhimin e modelit iPhone 5C. Pavarësisht tregut të madh, Apple është menduar që të këtë bërë disa gabime me serinë e modelit iPhone 5C dhe për këtë arsye është duke planifikuar që modelin të ndërpresë nga vija e prodhimit duke e shtyrë kështu prodhimin e modeleve të fundit, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

GoPro është në proces të zhvillimit të drone-ve të vet. The Wall Street Journal (WSJ) ka njoftuar sot se prodhuesi i kamerave në lëvizje GoPro aktualisht është në proces të zhvillimit të drone-ve GoPro (avionë me telekomandë), të cilët pritet të konkurrojnë direkt me DJI, Parrot dhe të tjerë. Kjo informatë ka rrjedhur nga një burim i afërt për zhvillimin e drone-ve GoPro i cili për WSJ ka shpjeguar se, GoPro në fund të 2015-ës po planifikon të fillojë shitjen e drone-ve multirotor të pajisur me kamera me definicion të lartë.

Phantom drone

Oculus dhe Samsung pritet që së bashku të krijojnë produkte të reja. Kompania Oculus tani në pronësi të Facebook-ut po punon ngushtë me kompaninë Samsung për të krijuar Samsung Gear VR, kufjet virtuale si në realitet për Galaxy Note 4, që pritet të lansohet së shpejti për konsumatorët, por që nuk është ky produkti i vetëm i të dy kompanive. Duke folur gjatë ngjarjes Startup Nations Summit në Seul, kryeshefi i Oculus-it Brendan Iribe tha se pritet një fryt i ri në të ardhmen nga ne të dy.

Google thjeshtëson menaxhimin e llogarisë dhe pajisjeve të lidhura. Në përpjekje për të shtuar sigurinë e pajisjeve Android, Google ka vënë në dispozicion një set të ri shërbimesh për sigurinë që gjenden në Google Account tuaj. Megjithëse këto shërbime janë krijuar për të ndihmuar menaxherët e IT, gjithkush mund t’i përdorë. Device and Activity Dashboard që gjendet në këtë link, ju lejon të gjurmoni dhe menaxhoni të gjitha pajisjet e lidhura me llogarinë tuaj Google në 28 ditët e fundit. Ju mund të shikoni se ku dhe kur jeni kyçur me llogarinë tuaj në këto pajisje, ju mund të gjurmoni pajisjen ose mund të ndërprisni lidhjen e saj me llogarinë tuaj.

Deri javën tjetër ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE