SHPËRNDAJE

Pa dyshim edhe java që shkoi karakterizohej me përplot risi, thashetheme, pajisje të reja, ngjarje vendore si dhe ato ngjarje ndërkombëtarë. Në vijim do t’i paraqesim ato që krijuan një interesim të madh dhe një bujë të madhe në botë.

Përmbledhjen javore po e fillojmë me vlerësimin e smartphone-it Motorola Moto G i realizuar nga ekipi jonë. Për çfarë pajisje bëhet fjalë, çfarë e karakterizon, çfarë hardueri dhe softueri ka të integruar, informohuni nga vlerësimi i plotë  Motorola Moto G.

Përveç vlerësimit, kemi përgatitur edhe një video shpaketim për kamerën digjitale Canon EOS 600D. Se çfarë vjen në paketimin e kësaj pajisje, mund të informoheni nga video e më poshtme.

[youtube id=”F_sncTJVLWA” width=”600″ height=”350″]

Lajme Lokale

Të martën më 25 shkurt 2014, në lokalet e Innovation Centre Kosovo (ICK) është organizuar prezantimi Informues nga EYE Venture ’14 për garën mbi idetë inovative për biznese të reja e cila do të përkrahet dhe ndihmohet financiarisht nga EYE Venture.

Më 27 shkurt 2014 në Teatrin ODA në Prishtinë, është mbajtur BarCamp Prishtina i njëzeti me radhë me ç’ rast janë prezantuar tema dhe diskutime interaktive nga fusha e teknologjisë.

BarCamp Prishtina 20

IPKO e ka konfirmuar pozitën udhëheqëse në tregun e televizionit digjital në Kosovë, pasi që ka lansuar resiverin e mençur – SmartBox, i cili sjell teknologjitë dhe karakteristikat më të avancuara të televizionit digjital, për të ofruar një përvojë të re dhe të pa provuar të shikimit apo kontrollimit të përmbajtjes në TV.

Pajisje të reja

Samsung. Padyshim, lajmi mbi prezantimin e modelit të ri Galaxy S5 nga Samsung në ngjarjen MVC 2014 i mbajtur në Barcelonë, ishte lajmi i javës. Se ç’ farë e karakterizon këtë model, informohuni më shumë nga specifikat e plota të Samsung Galaxy S5.

Sony. Në ngjarjen MVC 2014 në Barcelonë, Sony prezantoi modelin e ri Sony Xperia Z2 i cili si duket do të jetë një pajisje e cila do të jetë konkurrent kryesor ndaj Galaxy S5 si dhe pajisjeve të fundit.

Nokia. Pas shumë spekulimeve për detaje në lidhje me smartphone-in e parë Android nga Nokia, kompania në ngjarjen MWC 2014 më në fund ka prezantuar 3 pajisje me Android. Ato janë modelet Nokia X, X+ dhe Nokia XL.

HTC. Edhe HTC befasoi të gjithë të pranishëm në Barcelonë, me prezantimin e dy modeleve të reja, HTC Desire 816 dhe Desire 610.

BlackBerry.  BlackBerry ka prezantuar dy smartphone të ri, Z3 dhe Q20 që posedojnë sistemin operativ BlackBerry 10.

SanDisk.  Kompania SanDisk në Kongresin Botëror për pajisje Mobile ka prezantuar kartelën microSD më kapacitet më të madh në botë e përbërë prej 128 GB.

Lajme interesante

Whatsapp-FacebookAplikacioni WhatsApp më i popullarizuar për momentin për tekst mesazhe, ka në plan që gjatë këtij viti të ofroj thirrje me zë pa pagesë. Jan Koum, bashkëthemelues dhe kryeshef i WhatsApp-it ka njoftuar për lajmin gjatë një prezantimi në MWC 2014. Koum tha se thirrjet nëpërmes interneti do të jenë në funksion në tremujorin e dytë të këtij viti, duke filluar me pajisjet Android dhe iOS, ka njoftuar New York Times.

Youtube ri-dizajnon uebfaqen. Uebfaqja që për shumëkënd ka ndihmuar në karrierë, tani ka lansuar një dizajn të ri responsive (që reagon lehtë). Videot në faqen kryesore tani janë përqendruar në mes dhe do të mbesin kështu pa marrë parasysh se çfarë madhësie të ekranit keni. Pamja nënkupton atë që ju të shihni po të njëjtin dizajn pa marr parasysh se a shikohet nga pajisjet mobile, tablet apo edhe PC.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE