SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Ishte një javë me shumë risi nga bota e teknologjisë, një javë ku janë prezantuar dhe lansuar shumë pajisje të reja, andaj ndani disa minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Edutek

A jeni gati për iOS 8? Nëse po, atëherë kemi përgatitur një Edutek se si të përgatitni iPhone-in / iPad-in për iOS 8. Nëpërmjet këtij material ju do të kuptoni se cilat pajisje nga Apple do të marrin versionin e ri iOS 8, si dhe çfarë duhet bërë për të siguruar se pajisjet e e juaja do të janë gati për të marrë versionin më të ri.

Pajisjet e reja

LG 4K OLED TV. LG ka njoftuar për nisjen e modelit të ri LG 4K OLED TV i cili do vije me dy madhësi të ndryshme të ekranit, modeli LG 77EG9700 i cili vjen me një ekran 77 inç dhe modeli LG 65EC9700 i cili vjen me një ekran 65 inç. Të dyja këto modele të LG 4K OLED vijnë me një ekran të lakuar me rezolucion prej 3840 x 2160 pikselëve, për të cilat kompania tani më ka filluar të marrë para-porosi në Korenë e Jugut.

Tableti Sony Z3. Janë duke qarkulluar disa thashetheme për lansimin e mundshëm të tabletit Z3 nga Sony me ç’ rast janë publikuar edhe disa specifika të tij. Sipas burimit të informacionit, tableti pritet të ketë ekranin IPS 8 inç me rezolucion të plotë i përkrahur nga një procesor 4-bërthamor Snapdragon 801, 3GB RAM memorie dhe 16GB hapësirë të brendshme. Nuk ka informata nëse ky model do të përkrahë një port për microSD kartelën.

Nokia Lumia 830. Lumia 830 si duket do të jetë pajisja e ardhshme nga Nokia e cila tani më është në pronësi nga Microsoft-i. Pajisja është parë në foto disa javë më parë së bashku me disa detaje të ndryshme për specifika të tij. Sa i përket specifikave, Lumia 830 pritet të ketë madhësinë e ekranit 4.5 ose 4.7 inç me rezolucion të plotë, i përkrahur nga një procesor 4-bërthamor Snapdragon 800 ose 801, kamerën frontale 5 megapikselë, kamerën kryesore 20 megapikselë ndërsa informacionet në lidhje me RAM dhe hapësirë të brendshme ende janë të panjohura.

Huawei Honor 3C Play. Gjigant kinez Huawei, lansoi një Android smartphone të ri Honor 3C Play, një model i rangut më të ulet dhe më i lirë se modeli aktual Huawei Honor 3C. Huawei Honor 3C Play përmban një ekran IPS 5 inç me rezolucion të plotë i përkrahur nga një procesor 4-bërthamor Cortex-A7 me shpejtësi prej 1.3GHz, 1GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet, 8 megapikselë kamerën kryesore, 2 megapikselë kamerën frontale dhe përkrahë vendosjen e dy SIM kartelave.

LG G3 Stylus. LG ka lansuar një version të ri të smartphone-it të tyre G3, LG G3 Stylus, të cilin kompania do ta prezantoj muajin e ardhshëm në IFA 2014. LG G3 Stylus përmban ekranin qHD 5.5 inç me rezolucion prej 860 x 540 pikselëve, procesorin 4-bërtahmor me shpejtësi prej 1.3GHz dhe 1GB RAM memorie.

Acer Liquid X1. Acer njoftoi për lansimin e një smartphone-i të ri i koduar me emrin Acer Liquid X1, një pajisje e përkrahur nga procesori 8-bërthamor me shpejtësi prej 1.7GHz. Modeli i ri nga Acer, Liquid X1 përmban ekranin 5.7 inç me rezolucion të plotë prej 1280 x 720 pikselëve, 2GB RAM memorie, 16GB hapësirën e brendshme e cila mund të zgjerohet, kamerën kryesore 13 megapikselë, baterinë e fuqisë prej 2,700 mAh dhe vjen me versionin e sistemit Android 4.4.2 Kitkat.

HTC Desire 820. HTC Desire 820 mund të jetë smartphone-i i parë Android që do të ketë procesorin 64-bit 8-bërthamor nga Qualcomm Snapdragon 615. Nuk ka detaje të sakta për modelin HTC Desire 820, por si duket do të vijë me një ekran 5.5 inç, të paktën 1GB ose 2GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme si dhe versionin e sistemit Android 4.4.4 Kitkat dhe HTC Sense.

Asus ZenWatch. Pak ditë para ngjarjes së ardhshme për teknologji IFA 2014 gjatë së cilës mund të paraqiten shumë pajisje të reja dhe gjithashtu dizajne të reja të orëve të mençura (smartwatch), Asus ka publikuar një video të shkurtër të orës së tyre të re të emëruar ZenWatch. Asus ZenWatch pritet të shfaqet me platformën Android Wear nga Google dhe çmim i tij pritet të jetë rreth 150$.

Samsung Gear S. Samsung njoftoi për orën e mençur e koduar si Samsung Gear S e cila vjen me sistemin operativ Tizen nga vet prodhuesi Samsung dhe përmban ekranin e lakuar Super AMOLED 2 inç me rezolucion prej 360 x 480 pikselëve i përkrahur nga procesori 2-bërthamor me shpejtësi prej 1GHz, 512MB RAM memorie dhe 4GB hapësirë të brendshme. Po ashtu, Samsung Gear S përkrahë teknologjitë 3G, Bluetooth dhe WiFi, dhe mund të përdoret si pajisje në vete ose në kombinim me smartphone.

Lajme tjera

Ngjarja për Apple iPhone 6 do të mbahen më 9 Shtator. Apple ka caktuar një ngjarje më 9 Shtator, ka gjasa të jetë për iPhone-in e tyre të ri, dhe ndoshta edhe për orën e mençur dhe të shumë përfolur iWatch. Kompania të enjten ka dërguar ftesa me një shkrim ku thuhet “Wish we could say more.” Çfarë do të thotë kjo? Apple vetvetiu është e entuziazmuar se çfarë do të na tregoj, mund të jetë një iPhone me 4.7-inç dhe 5.5-inç, gjithashtu sipas thashethemeve dhe raporteve të fundit mund të vij edhe ora e mençur, e cila pritet të përqendrohet kryesisht mbi shëndetin.

Apple ngjarja 2014 (2)

Google blen startup-in Zync. Google të martën ka njoftuar se ka blerë startup-in Zync, e cila prodhon efektet vizuale teknologjike prapa filmave si Star Trek Into Darkness dhe Looper. Si pjesë e blerjes, Zync do t’i bashkohet ekipit të platformës Google Cloud. Kushtet financiare të marrëveshjes nuk janë zbuluar.

WhatsApp arrin 600 milion përdorues aktivë mujor. Aplikacioni WhatsApp aktualisht është aplikacioni më i popullarizuar për dërgimin e mesazheve i cili këtë muaj arriti edhe një rekord të ri duke numëruar rreth 600 milion përdorues aktivë mujor duke e tejkaluar rekordin e arritur në Prill kur kishte rreth 500 milion përdorues aktiv.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE