Java që lamë pas karakterizohet me mjaft surpriza dhe gjëra interesante në botën e teknologjisë informative. Ajo çfarë doemos duhet të cekim është kërkesa e menaxhmentit të korporatës Facebook që të gjithë punëtoret e kësaj të fundit të migrojnë në sistemin operativ IOS dhe pajisjet që funksionojnë me këtë sistem dhe të largohen nga sistemi IOS i Apple “Facebook u bën thirrje punëtoreve të kalojnë nga iOS në Android”.

Befasia kryesore që kemi parë gjatë kësaj jave është smartphone-i Apache i prodhuesit kinez ZTE. Ajo çfarë na ka bërë të rrënqethemi rreth këtij smartphone-i është procesori i tij 8 bërthamorë. Nëse konfirmohet vërtetësia e këtyre të dhënave atëherë ZTE Apache pritet të thyej rekorde të shitjeve nëpër botë. “ZTE Apache me procesor 8-bërthamorë

Ndër të tjera kemi lajmin me disa raporte që flasin për shitjen e tablofonit “Galaxy Note 2” nga Samsung. Që kur kjo pajisje u lansua në treg në fillim të Tetorit 2012 janë shitur me shume se 5 milion njësi të këtij tablofoni të mrekullueshëm. “Janë shitur 5 milion pajisje të Samsung Galaxy Note II”.

Prodhuesi Finlandez i telefonave Nokia, më herët gjatë kësaj jave zbuloi para nesh telefonat e ri Nokia Asha 205 dhe Nokia 206. Këta telefona janë të thjeshtë, të hjeshëm dhe të lirë. Blerësit e këtyre telefonave pritet që kryesisht të jenë personat qe nuk i kanë merak shumë telefonat e mençur dhe çmimin e shtrenjte. “Nokia nxjerr në treg dy telefona të ri

Tashmë jemi mësuar që shumë shpesh të shohim testet e ndryshme që i bëhen telefonave të mençur. Këtë herë në artikullin në fjalë mund të shohim një video në të cilën demonstrohet fortësia dhe izolimi i mrekullueshëm që i është bërë Samsung Galaxy S3. “Samsung Galaxy S3 u shpëton disa testeve ekstreme

Një gjë me të cilën jemi krenuar tej mase është publikimi i lojës “Skenderman” e krijuar nga  Graphsix Studio, një startup inovativ nga Kosova. Kjo lojë është gratis dhe mund të shkarkohet nga dyqani virtual i Google “Play”.  Qëllimi kryesor i lojës është që të interpretohet historia shqiptare përmes betejave të ndryshme që lojtari është në gjendje t’i kalojë një nga një dhe të cilat janë gjithashtu të ilustruara, dhe më pas sa më shumë beteja që kalon, aq më e vështirë do të jetë çështja e evitimit të shpatave e shigjetave, ndërsa do të preferohet ngrënia e mishit dhe marrja e bonuseve tjera si Plisi apo mburojat. “Skenderbeu debuton në Google Play

Lenovo ka shtuar një smartphone të ri me Android në serinë e tyre, me lançimin e Lenovo P770. Ky smartphone vjen me një procesor dual core 1.2GHz, 1GB RAM dhe 4GB memorie e brendshme, bateri masive 3.500 mAh. “Lenovo P770 smartphone i ri me Android JB”.

Nga gjërat ekskluzive që kanë ndodhur është edhe ri-lansimi  për shitje i smartphone-it të shumë pritur Google LG Nexus 4. Ky produkt i mrekullueshëm është ne dispozicion për shitje përsëri që nga që nga data 27 nëntor 2012. “Google Nexus 4 në dispozicion për shitje” .

Ajo çfarë na ka bërë që të krenohemi në ditën kur u festua 100 vjetori i pavarësisë është përshtatja e dizajnit të motorit kërkimor Google dhe portali Wikipedia me simbole kombëtare shqiptare. “Google doodle me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë”.

Është interesante që 50 përqind e lajmeve dhe vlerësimeve bëhen pikërisht për atë që festoi 20 vjetorin e lindjes. Fjala është pikërisht për telefonin e mençur (smartphone) i cili shënoi përvjetorin e zbulimit. Kur jemi në këtë rubrike patjetër duhet të përmendim se smartphone-i i parë i zbuluar ndonjëherë ishte bërë nga IBM dhe quhej smartphone “Simon”. “20 vite nga paraqitja e Smartphone-it të parë”.

Microsoft ka filluar një fushatë të re që synon të informojë përdoruesit e Google-it për mënyrën se si gjiganti i kërkimit shfaq rezultatet në faqen e tyre Shopping. Microsoft u bën thirrje me ueb faqen e tyre të re “Scroogled“, qe shfaq një nismë te re të Google-it për pjesën e tyre Shopping dhe shpjegon se i kthen te gjitha rezultatet e kërkimit në reklama të paguara, në vend të rezultateve aktuale, relevante të dobishme. “Kundër fushata “Scroogled” nga Microsoft”.

Prodhuesi i njohur i pajisjeve teknologjike Sharp ka zbuluar monitorin profesional PN-K321, të cilet mburren me rezolutën 4k më 3840×2160 dhe diagonale 32 inç. Është i pajisur me teknologjinë e tyre IGZO ultra të hollë, për ketë arsye me gjasë do të ketë çmim shumë të lartë. “Sharp zbulon ekranin IGZO 32 inç 4K”.

Duket qe HTC ka filluar të mendojë më shumë për tu zhvilluar në fushën e marketingut. HTC ka njoftuar se ka punësuar Benjamin Ho si shef të ri ekzekutiv në fushën e marketingut për të zëvendësuar kështu John Wang, i cili do të lë kompaninë muajin e ardhshëm pa ndonjë arsye. “HTC punëson udhëheqës të ri në fushën e marketingut”.

Viti 2012 duket të jetë vit i sukseseve inovative të Microsoft-it. Përveç prodhimeve, shitjeve, lansimeve etj., Microsoft këtë herë ka vendos që të merret edhe me marketingun e verzionit të ri të shfletuesit Internet Explorer 10. “Microsoft i bën marketing Internet Explorer-it

Në rubrikën Edutek për këtë jave kemi prezantuar: “Si të mbroni të dhënat tuaja personale në smartphone”.

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë.|ameble| [divider top=”0″]