SHPËRNDAJE

Permbledhja javore post

Ketë javë përveç që e filluam me borë, e filluam edhe me prezantimin e konsolles se re nga Sony, PlayStation 4. Duke ju falënderuar kompanisë MEGA Electronics e cila si gjithnjë e para i sjell pajisjet e reja, kemi arritur të bëjmë videon praktike të PS 4 duke e prezantuar dizajnin e konsoles, kontrollorin si dhe njëkohësisht kemi bërë edhe konfigurimin fillestar të konsoles.

[youtube id=”2tWkU0hS6zs” width=”600″ height=”350″]

Pra PlayStation 4 posedon karakteristika mbresëlënëse si në vijim:

  • Memoria e sistemit: 8 GB
  • Video memoria: 2.2 GB
  • Procesori: 4 x Dual-Core AMD64 “Bulldozer” (8 bërthama)
  • Portat: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet
  • Drive disku: Blu-Ray
  • HDD: 160 GB
  • Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale.

Përveç prezantimit të dizajnit të konsoles ne kemi bërë edhe videon nëpër gjenerata të kësaj pajisje duke filluar nga PlayStation 1 e deri të kjo e fundit dhe njëkohësisht për gjeneratën e fundit kemi bërë shpaketimin e lojës FIFA 14 e cila shfaqet me një origjinalitet dhe kualitet të lartë të lojës.

Pajisje të reja

Gjatë kësaj jave Nokia dhe HTC kanë lansuar smartphone të ri, ku kompania Nokia lanson modelin Lumia 525 të rangut të mesëm, i bie që specifikat e tij janë të ngjashme me modelin e me hershem Lumia 520. Gjithashtu HTC ka lansuar smartphone të po të njëjtit rang nga seria e tyre Desire që synon tregun e tyre në Tajvan. Kompania ka prezantuar Desire 501 dhe 700.

Një pajisje tjetër e re që është prezantuar ketë javë është Acer Chromebook C720P me prekje (touchscreen) i cili pritet të jetë në dispozicion nga fillimi i muajit të ardhshëm me një çmim të ulet prej 299 $.

Lokale

Edhe pse me plotë pakënaqësi për të, operatori ynë vendor Vala prapë po mbetet një kompani fitimprurëse për buxhetin e vendit, ku gjatë kësaj javë ajo ka ndarë 10 milionë euro të fundit për ketë vit, duke arritur shumën e përgjithshme prej 40 milionë euro dividendë të ndara gjatë gjithë vitit 2013. Konform vendimit të Bordit të Drejtorëve, PTK ka transferuar këto mjete për buxhetin e Republikës së Kosovës në përputhje të plotë me objektivat strategjike dhe financiare dhe natyrisht si rrjedhojë e afarizmit solid financiar.

IPKO në anën tjetër po mundohet të ndihmoj përdoruesin direkt duke e kthyer telefoninë fikse falas, në ketë link ju mund ti gjeni informatat e plota rreth kësaj pako e cila ofron çmime të lira gjithashtu për thirrjet me jashtë dhe me operatoret tjerë. Përderisa jemi të IPKO kjo kompani gjatë kësaj fundjave pritet të filloj me rrjetin e shumë pritur 3G, ku do të shfaqet me pako të ndryshme.

Lajme tjera

Microsoft gjatë kësaj javë ka lëshuar një deklaratë për shtyp me statistika për shitjet e konsolës Xbox One për 24 orët e para. Në mes të kësaj deklaratë është cekur së janë shitur më shumë së 1 milionë njësi të konsolës brenda 24 orëve.

Muajin e kaluar, Motorola kishte njoftuar për planet e saja për prodhimin e një smartphone modular të quajtur Project Ara, kurse tani ata kanë marrë një hap tjetër të madh duke arritur marrëveshje shumë-vjeçare me kompaninë e shtypjes 3D të quajtur 3D Systems. Të dy kompanitë do të punojnë së bashku për të krijuar pjesë për smartphone, i cili mund të lansohet gjatë stinës së dimrit si një pako modul për zhvilluesit.

Është konfirmuar gjatë kësaj jave se kompania Apple ka blerë kompaninë izraelite PrimeSense, nëse ju kujtohet kjo kompani qëndronte prapa sensorëve 3D që janë përdorur në pajisjet periferike Kinect të Microsoft-it, siç ishte Xbox 360. Kompania Apple të dielën për AllThingsD ka dhënë një deklaratë që konfirmon blerjen, edhe pse kjo e fundit nuk i ka diskutuar planet e ardhshme për teknologjinë. Çmimi përfundimtar i blerjes është njoftuar të jetë 360 milionë $.

Si pjesë e projekteve të BlackBerry-t për të tërhequr më shumë njerëz për platformën e tyre BBM, kompania blackberry nga Waterloo të martën zyrtarisht ka filluar të lansoj rrjetin social BBM Channels, shërbim ky i cili është i ngjashëm me Twitter që u mundëson kompanive dhe të famshmëve për t’u lidhur direkt me fansat.

Ketë javë është raportuar se Samsung është në proces të prodhimit në masë të smartphone-it Samsung Galaxy S5, modelit të radhës nga seria tashmë e njohur Galaxy. Prodhimi në masë është cekur se do të filloj në muajin Janar, kurse lansimi i këtij modeli pritet të ndodh në Mars apo Prill të vitit të ardhshëm. Samsung është thënë gjithashtu se po punon në lançimin e versionit tjetër të ri të orës së mençur Galaxy Gear në të njëjten kohë me ketë smartphone.

Kjo ishte e tëra, ju përshëndesim dhe ju urojmë një javë të këndshme.

Dhe për të qenë me afër të rejave nga teknologjia gjithashtu për të kuptuar më mirë se si funksionojnë disa pajisje që i posedojmë në tregun tonë, mund të bëheni Subscribe në kanalin tonë në Youtube ose të na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE