SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Po e përmbyllim edhe ketë javë të nxehtë verore me disa ngjarje interesante nga fusha e teknologjisë.

Rubrika e vlerësimeve është  pasuruar edhe me një vlerësim. Kësaj radhe kemi bërë vlerësimin e një smartphone të ri nga Samsung, Samsung  Galaxy S4 Active, i cili veçohet me rezistencën ndaj ujit. Përveç vlerësimit, kemi përgatitur edhe një video praktike për Galaxy S4 Active duke përfshirë këtu dizajnin, softuerin dhe disa karakteristika kryesore të tij si dhe kemi bërë një krahasim të shkurt me Galaxy S4. Për fund është bërë testimi i rezistencës së Galaxy S4 Active ndaj ujit.

[youtube id=”2tXhxwWoCuU” width=”600″ height=”350″]

Smartphone dhe Tablet

Apple – Sipas Clayton Morris, raportorë i rubrikës për teknologji informative në Fox News, smarphone i ardhshëm i Apple iPhone 5S do të ketë të integruar procesorin A7. Ky procesorë pritet të jetë 31% më i shpejtë sesa çipi i procesorit A6. Sipas tij, këto të dhëna janë të mbështetura në burime të sigurta nga njerëz të rëndësishëm brenda Apple. Tani kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para publikimit zyrtar të gjeneratës së re të iPhone, nëpër internet kanë filluar të shfaqen fotografi dhe video të këtyre produkteve.

Sony – Kompania Japoneze Sony vazhdon me serine e publikimeve të #bestOfSony për smartphone-in e ri Xperia Z1/Honami, këtë herë duke zbuluar imazhe të kamerës së kësaj pajisje.

Xolo – Xolo ka njoftuar zyrtarisht për lançimin e një smartphone të ri i emërtuar si  Q1000S në tregun e Indisë. Me një dizajn elegant, me karakteristika harduerike shumë impresive, modeli i ri padyshim ofron shumë krahas çmimit që e ka.

Oppo – Oppo ka postuar llogaritësin e kohës për smartphone-in Oppo N1 në faqen e tyre të Facebook-ut. Pra si duket kjo pajisje do të prezantohet zyrtarisht më 1 Shtator, ata gjithashtu kanë shënuar një datë tjetër më 23 Shtator që supozohet të jetë data kur pajisje do të dal në shitje.

Nokia – Krahas së sukseseve të njëpasnjëshme me smartphone-t e fundit me platformën Windows Phone, si duket Nokia është duke punuar në lançimin e një phablet-i të ri Nokia Lumia 1520 për të cilin kanë filluar të shfaqen imazhe në internet.

Apkliacione

Google chromecast iOSLëshohet aplikacioni Google Chromecast për iOS. Muajin e kaluar kur Google kishte prezantuar Chromecast, gjiganti i kërkimit kishte thënë se pajisja e saj e re për streaming do të funksionoj njëjtë në të dy pajisjet Android dhe iOS. Megjithatë, përdoruesit e iPhone dhe iPad menjëherë kishin parë se nuk ishte ashtu. Para se startojnë pajisjen, përdoruesve të pajisjeve Apple u është dashur të hapin shërbimin përmes shfletuesit të internetit. Tani, Google ka rregulluar këtë çështje dhe menjëherë ka lëshuar një përditësim të aplikacionit Chromecast në iTunes App Store.

Përdoruesit e SkyDrive Pro, tani me 25GB hapësirë për të dhëna. Microsoft ka njoftuar se përdoruesit e shërbimit të saj SkyDrive Pro, e cila është në dispozicion për abonentët e shërbimit Office 365, tani në dispozicion kanë 25GB hapësirë për të dhëna në llogaritë e tyre. Deri sot ka qenë vetëm 7GB me mundësi zgjerimi deri 50 – 100GB më çmim të ndryshëm.

Të tjera 

Punonjësit në Microsoft mund të marrin Xbox One të bardhë. Nëse punoni për një kompani gjigante sikurse ajo e Microsoft-it, atëherë mund të keni fat si dhe përparësi ndaj të tjerëve, sepse kompania mendon për punonjësit e vet. Në rastin konkret, Microsoft do të ofron për disa prej punonjësve të vet, një edicion special të konsoles së re Xbox One me ngjyrë të bardhë.

Kodak i thotë “bye bye” punës me kamera, fokusohet në printera. Ne, në të ardhmen nuk do të shohim ndonjë kamerë të re nga Kodak, ajo tani do të fokusohet në diçka më të madhe se një kamerë apo film aparati.

Xbox Games StoreRiemërohet dyqani online Microsoft Xbox Live Marketplace. Microsoft ka njoftuar se ka riemëruar dyqanin e tyre online për lojëra Xbox Live Marketplace në Xbox Games Store, kjo si parapërgatitje e lansimit të konsoles së tyre të re Xbox One për treg. Riemrimi e ka kuptimin e asaj që tani muzikat dhe videot janë të ndara në kategoritë e veta ssi Xbox Music Store dhe Xbox Video Store që i qartëson se ku mund të gjinden gjërat.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme.

Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE