Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Edutek

Vetëm 3 muaj kanë kaluar që nga hapja publike e Gjirafa.com, dhe përveq shërbimeve fillestare, tani përdoruesit mund të gjejnë të gjitha shpalljet shqip në Intenet që kanë të bëjnë me: 1) Shitjen e veturave, 2) Patundshmërive: si banesa, lokale apo shtëpi, që jane në shitje apo jepen me qera, si dhe 3) shërbimin më të ri i cili ështv kërkimi i vendeve të lira të punës.

Kërko Punë” është një shërbim që i mundëson përdoruesve të kërkojnë të gjitha shpalljet për vende të lira të punës në Internet, apo të shfletojnë vendet e lira të punës duke pas mundësi ti filtrojnë ato sipas vendit (Kosovë Shqiperi apo papercaktuar), Qyteteve, Kategorisë, Kompanisë, Kohezgjatjes, Llojit të kontratës, datës së shpalljes apo datës së skadimit. Në vijim kemi përgatitur një video praktike se “Si të kërkoni punë në gjirafa.com”

Softuer dhe Aplikacione

Përditësimi i ri i Adobe Flash Player i domosdoshëm. Nëse u është shfaqur mundësia e përditësimit të Adobe Flash Player, gjithsesi se duhet ta bëni menjëherë. Adobe ka lëshuar së fundmi një version të ri të përditësuar të softuerit të tyre Flash Player që do të arnoj një mangësi të pazbuluar deri më tani të këtij softueri. Kjo mangësi në thelb u mundëson hakerëve të marrin kontrollin nga distanca të PC-së ose Mac-ut tuaj. Çfarë e bën këtë përditësim me urgjencë të veçantë është fakti se janë raportuar raste që është shfrytëzuar si vrimë, që do të thotë se kjo mangësi është zbuluar nga hakerët dhe është duke u përdorur nga ata për tu qasur tek pajisjet e përdoruesve.

Office 2016Office 2016 planifikohet të lansohet gjatë këtij viti. Microsoft, versionin e ardhshëm të plotë të Microsoft Office-it pritet të lansoj në gjysmën e dytë të vitit 2015, ky lajm vjen sipas një shkrimi në blogun e Julia White, menaxhere e përgjithshme e marketingut për produktet e Office-it e cila gjithashtu është pjesë e ekipit të Office 365. Ky version i ri, i cili pritet të quhet Office 2016, është dizajnuar posaçërisht për kompjuterë me mouse dhe keyboard. Të dy versionet për Windows dhe MacOS do të kenë të njëjtin emër dhe pritet të lansohen në të njëjtën kohë. Paketa MS Office mbetet një produkt i rëndësishëm për kompanitë ku shumica e tyre nëpër kompjuterë përdorin aplikacionet duke përfshirë Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint.

Facebook lançon Facebook Lite (APK). Facebook ka menduar dhe për përdoruesit e smartphonëve Android me specifika të dobëta dhe ka lançuar sot një aplikacion që funksionon vetëm në disa shtete në zhvillim. Aplikacioni quhet Facebook Lite nuk është gjë tjetër veçse një version më i thjeshtë i aplikacionit të mirënjohur Facebook. Facebook Lite është vetëm 262KB në madhësi dhe punon në pajisjet me specifikat më të dobëta që kanë mundësi lidhjeje vetëm me rrjetin 2G. Siç thuhet në një artikull nga TechCrunch, aplikacioni Facebook Lite bazohet në Snaptu, një aplikacion që Facebook zotëron që nga viti 2011 dhe që shërben për t’u kyçur në telefona të thjeshtë.

Twitter sjellë funksionin për mesazhe të drejtpërdrejta në grupe. Twitter më në fund ka sjellë një funksion të ri që shumica prej nesh ka kohë që e kemi pritur, pra mesazhet e drejtpërdrejta në grupe. Sistemi privat i mesazheve të këtij rrjeti social deri me tani ka qenë ngjashëm si me email-a. Në momentin kur ta pranoni përditësimin e ri, ju do të keni mundësi më të shpejt dhe më të lehtë të filloni bisedën në grupe nëpërmes Twitter-it, duke futur deri në 20 njerëz në një bisedë private. Sigurisht që në ketë mënyrë ju e përdorni Facebook-un, apo WhatsApp-in, mirëpo mund të keni miq që përdorin Twitter-in dhe jo ato dy tjera.

twitter2

Microsoft mund të investoj në sistemin operativ Cyanogen. Para disa ditëve nga Cyanogen është njoftuar se është duke punuar në një version të ri të ndarë nga Android-i. Versioni i ri i OS-it do të jenë më pak i varur nga Google, ku menjëherë pas këtij lajmi thuhet së Microsoft është e interesuar të investoj në ketë kompani. Sipas një raporti të fundit nga Wall Street Journal, Cyanogen Inc aktualisht ka ngritur një financim prej 70 milionë dollarësh, në të cilën Microsoft mund të jetë njëri prej investitorëve. Microsoft edhe pse posedon sistemin operativ mobil të vetin Windows Phone, dhe në anën tjetër dihet se Android i Google-it është sistemi dominant për momentin në pajisjet mobile, në ketë rast Microsoft mund të përdor ketë investim si përpjekje për të dobësuar dominimin e Google në tregun e telefonisë mobile.

Pajisje të reja 

Zyrtare: Samsung lanson smartphone-in Galaxy J1. Samsung njoftoi për lansimin e një smartphone-i të ri nga seria Galaxy i koduar me emrin Samsung Galaxy J1. Galaxy J1 është një pajisje tjetër Android nga Samsung i përkrahur nga procesori 2-bërthamor me shpejtësi prej 1.2GHz dhe 512MB RAM memorie. Ky model po ashtu vjen me një ekran WVGA 4.3 inç me rezolucion prej 480 x 800 pikselë, 4GB hapësirë të brendshme për ruajtje e cila mund të rritet edhe për 128GB të tjera dhe ka të integruar kamerën frontale 2 megapikselë si dhe atë kryesoren 5 megapikselë.

Më ketë përmbledhje ju urojm një vikend dhe javë të këndshme dhe mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble