SHPËRNDAJE

Edhe kjo javë ka qenë me plotë risi dhe produkte të reja nga kompani të ndryshme si nga ato vendore gjithashtu edhe ndërkombëtare, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Pajisjet e reja 

HTC. Thashethemet për HTC One M8 Ace tani më kanë përfunduar sepse është paraqitur zyrtarisht në ueb-faqen kineze të HTC-së, me datë të lansimit 3 Qershor. Edhe pse në ketë ueb-faqe e kanë quajtur HTC One Vogue Edition, ky model në Britani të Madhe pritet të lansohet  javën e ardhshme si One M8 Ace.

Samsung Galaxy S5 ActiveSamsung. Samsung ka bërë njoftimin për modelin e ri të smartphone-it Galaxy S5 Active i cili ishte paralajmëruar muaj më parë i koduar si SM-G650F. Galaxy S5 Active posedon ekranin Super AMOLED 5.1 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin 4-bërthamor 2.5 GHz Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM memorie, 2 megapiksel kamera frontale, 16 megapiksel kamera kryesore, 16GB hapësire e brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128GB me anë të kartelës microSD.

LG. LG vetëm në ngjarjen e organizuar gjatë javës ka njoftuar për modelin e ri të smartphone-it G3. Siç edhe pritej, LG G3 është pajisur me ekran 5.5-inç quad HD me 538 pikselë për inç (ppi), kamerën 13-megapikselë me OIS+, i cili quhet gjithashtu edhe si stabilizues optik i imazhit (Optical Image Stabilizer Plus).

Toshiba. Toshiba ka njoftuar për një tablet të ri dhe të lirë, të emëruar Excite Go që vjen me versionin Android 4.4 KitKat dhe do të shitet me pakicë për 109.99$ (80.60€). Toshiba Excite Go vjen me ekran 7-inç me rezolucion 1024×600 pikselë, është e pajisur me procesor 4-bërthamor Intel Atom dhe 1GB RAM. Për ruajtjen e të dhënave ky tablet vjen me 16GB plus slotën microSD që mbështetë kartela deri në 128GB.

Aplikacione dhe Softuer  

Aplikacioni SHPIF, vetëm për agjent. Ditë e fundit dyqani online për Android, PlayStore, është pasuruar edhe me një aplikacion të ri, i cili është zhvilluar nga PF (Partia e Fortë). Aplikacioni ka si qëllim që të gjithë agjentët e tyre (PF) të bëhen pjesë e operacioneve të fshehta. Aplikacion SHPIF që tanimë është në dispozicion për shkarkim mund të shkarkohet vetëm nga ata të cilët e ndijën vetën agjent. PF nëpërmes Twitter-it, në një cicërim të tyre kanë shkruar se “Nëse nuk je agjent, mos e downloado në asnjë mënyrë!” 

SHPIF

Dropbox tani me 300 milionë përdorues. Shërbimi për ruajtjen dhe shpërndarjen e të dhënave Dropbox, ka njoftuar se ka prekur një moment të ri, ata tani kanë më shumë se 300 milionë përdorues. Kompania ka parë rritjen në numër të përdoruesve gjatë 6 muajve të fundit, në Nëntor të vitit të kaluar Dropbox kishte raportuar rreth 200 milionë përdorues, që është një rritje mbresëlënëse në vetëm 6 muaj. Sipas kësaj i bie që kompania ka arritur të rrisë numrin e përdoruesve të saj me 50 % në 6 muajt e fundit, e që do të thotë se ata mund të arrijnë numrin 400 milionë deri në fund të vitit 2014.

Lajme tjera 

Edhe një video krahasim i iPhone 6 me modele tjera. Duke i njohur mirë komponentët e Apple-it, personi me emër Sonny Dikson, pronar i kanalit në YouTube me nofkën DetroitBORG ka publikuar kohët e fundit një video ku ka krahasuar një model të menduar që përfaqëson gjeneratën e ardhshme të iPhone-it me çdo iPhone aktual dhe të gjeneratës së mëparshme. Shih videon më poshtë:

Apple konfirmon blerjen e Beats për 3 miliardë $. Disa javë më parë kemi njoftuar së Apple dhe Beats janë në bisedime për të arritur një marrëveshje në blerjen e Beats. Tani Apple konfirmon zyrtarisht se kanë arritur marrëveshjen dhe do të bëjnë blerjen e Beats me çmim prej 3 miliardë dollarë. Apple nuk ka përmendur atë se çfarë kanë në plan të bëjnë me ketë kompani, vetëm se ka konfirmuar blerjen e Beats Music, shërbimit për muzikë streaming dhe Beats Electronics.

Konfirmohet ngjarja drejtpërdrejt e Apple WWDC 2014. Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë nga konferenca botërore e zhvilluesve të Apple-it, që pritet të mbahet në San Francisko. Konferenca në ditën e parë fillon me fjalime nga drejtuesit e lartë të Apple-it, të cilët pritet të bëjnë njoftimet lidhur me softuerët. Kjo kompani zakonisht para organizimeve të saj nuk zbulon detaje për publikun as nuk tregon nëse ngjarja pritet të shfaqet drejtpërdrejt online ne internet. Lajmi i mirë është se kësaj herë ka konfirmuar se kjo ngjarje vjetore do të shfaqet drejtpërdrejt!

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE