SHPËRNDAJE

Permbledhja javore post

Ndonjëherë ndoshta ju ka interesuar për ndonjë pajisje mirëpo nuk keni ditur se ku të drejtoheni, apo ju ka munguar ai burimi i besueshëm se nga kush të informoheni për pajisje, para blerjes. Më pastaj, me siguri se keni kërkuar në internet, mirëpo nuk keni kuptuar gjuhën e huaj. Ne, me plot përkushtim po mundohem ti shfaqim, prezantojmë, shpjegojmë të gjitha ato, dhe atë sa më qartë dhe kuptueshëm për ju.

Të kthehem tek ngjarjet e kësaj jave rreth të rejave në teknologji. Ngjarjet kanë qenë rreth markës Samsung e cila gjatë kësaj jave ka dërguar ftesa për datën 20 Qershor që ka në plan të mbajë një konferencë për media në Londër, dhe të bëjë debutimin e disa pajisjeve të reja. Ftesa mban titullin “Samsung Premiere 2013 Galaxy & Ativ”, duke konfirmuar se të dyja pajisjet Android dhe Windows do të zbulohen gjatë kësaj ngjarje.

Smartphone

Samsung Galaxy S4 Mini 20 qershorPadyshim, java që e lamë pas, ishte më përplot të reja nga bota e smartphone-ve. Si gjithnjë, Samsung sjell risi me produkte të veta me ç’ rast konfirmonin zyrtarizmin e Samsung Galaxy S4 Mini me 20 Qershor. Për derisa flasim për Samsung, mos të harrojmë të cekim se smartphone-t nga Samsung janë pajisje më të shitura në Kinë.

Shumë i përfoluri Motorola X Phone do të lansohet këtë verë si me emrin Moto X që karakterizohet me ekranin e plotë me definicion të larë 4.7 inç me rezolucion 1920 X 1080 pikselë dhe ndoshta mund të paraqitet me platformën e ardhshme Android 5.0 Key Lime Pie.

Për fansat e LG Nexus 4, një lajm i mirë, sepse nga tani është shtuar edhe një opsion i ri të përzgjedhjes së LG Nexus 4 dhe atë të ngjyrës se bardhë. 

Edhe HTC One, poashtu vjen me ngjyra të reja. Përveç ngjyrës së bardhë dhe atë të zezë, nga tani HTC One vjen me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër. 

Aplikacione / Softuer

Youtube on NokiaSi duket, raporti i acaruar në mes të Microsoft-it dhe Google-it është duke u përmirësuar. Ka filluar një bashkëpunim i dy kompanive gjigante me qëllim të krijimit të një aplikacioni YouTube për Windows Phone. 

Edhe aplikacioni i shumë popullarizuar, Shazam, nga tani do të jetë në dispozicion për platformën Windows Phone 8.

Duhet të keni parasysh, se nëse pamja e Inbox-it tuaj në Gmail ndryshon, atëherë është një inovacion ose të themi kreativitet nga Gmail, i cili ngadalë, është duke bërë ndryshime në pamje të Inbox-it, për të ndihmuar më shumë përdoruesit të organizojnë Inbox-in e tyre në kategori dhe Tab-a horizontal, kundrejt listës vertikale të deritanishme.

Apple iOS 7 do të prezantohet në konferencën për zhvillues (WWDC 2013), e cila pritet të mbahet muajin e ardhshëm në San Fransisco, në ketë ngjarja tanimë lansimi i versionit të ardhshëm të platformës iOS nga Apple është konfirmuar nga udhëheqësi i Apple-it Tim Cook.

Si duket edhe klubet e natës kanë filluar të investojnë në aplikacione për smartphone-t, në mënyrë që të jenë më afër me klientë. Pikërisht, klubi i natës në Prishtinë “DUPLEX”, ka bërë një hap konkret, duke investuar në krijimin e një aplikacioni “DUPLEX” për iOS dhe Android.

Edutek

oCam -amebleRubrika Edutek, gjatë kësaj javë është pasuruar gjihashtu me dy materiale që shpresojmë se do të jenë shumë informuese për ju. Me siguri se deri më tani keni pasur nevojë për ndonjë video prezantim të punës suaj në kompjuter, me një fjalë të incizoni atë se çfarë jeni duke bërë në kompjuterin tuaj. Nëpërmjet këtij materiali se “Si ta incizoni punën tuaj në kompjuter”, kemi shpjeguar hap pas hapi.  Përveç incizimit të punës në Windows, ne kemi bërë poashtu edhe një prezantim se “Si ta përshpejtoni punën e Windows-it në kompjuter“.

Video Praktike

Javën që shkoj kemi paraqitur vlerësimin e plotë të tabletit-PC Acer Iconia W700, kurse këtë javë kemi bërë një demonstrim apo si qysh e quajmë ne, videon praktike të taletit-PC në fjalë.

[youtube id=”l6Y4zj-qcuA” width=”600″ height=”350″]

Për veç tabletit, ne kemi bërë poashtu edhe video shpaketimin dhe videon praktike të pajisjes Maxell AIR Voltage Wireless QI nëpërmjet të cilës bëhet mbushja e baterisë së pajisjeve të ndryshme pa kabllo.

[youtube id=”cWeWNouTt5s” width=”600″ height=”350″]

Kjo ishte e tëra, dhe deri në dielën e ardhshme ju përshëndesim dhe qëndroni me ne. |ameble|

SHPËRNDAJE