Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, këtu kemi bërë një përmbledhje të gjërave më interesante andaj, ndani 6 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të rejat e javës.

Edutek

Edhe këtë javë rubrika edutek është pasuruar me një material shumë interesant që tregon arsyet pse duhet blerë një smartphone, dhe sa një smartphone është i domosdoshëm në jetën e përditshme.

Lajmet nga vendi

Me 28 Janar në Teatrin Oda,  Pallati i Rinisë-Prishtinë, është mbajtur edicioni i dhjetë i Barcamp Prishtina, me gati 200 pjesëmarrës me një përzgjedhje interesante të folësve dhe një ngjarje atraktive dedikuar pjesëmarrësve të WikiAcademy.

IPKO ka filluar një kampanjë me moto, I kemi rrokë “dy zogj me 1 guri”! Me këtë moto IPKO njofton se janë zbritur çmimet dhe janë rrit pakot e internetit në mobil.

 

Të rejat nga bota e smartphone-ve gjatë kësaj jave?

HTC M7 do të zyrtarizohet më 19 Shkurt në një konferencë shtypi e organizuar nga HTC e cila do të mbahet në të njëjtën kohë në New York dhe në Londër.

Samsung lanson Samsung Galaxy Express. Synimi për ta pushtuar tregun nga gjiganti Samsung nuk ka të ndalur. Kjo dëshmon me lançimin e smartphone-it të ri Samsung Galaxy Express, një smartphone i rangut të mesëm i cili duket shumë i ngjashëm me Galaxy S DUOS, S III, S III Mini, dhe Grand.

Shfaqen zyrtarisht BlackBerry Z10 dhe BlackBerry Q10 me tastierë QWERTY. RIM i cili ka ndërruar emrin e kompanisë në BlackBerry, që realisht edhe është prodhues i brendit “BlackBerry” ka shfaqur zyrtarisht platformën e tyre të re BlackBerry 10 me dy modele BlackBerry Z10 dhe BlackBerry Q10 me tastierë QWERTY.

BlackBerry Z10 vs Samsung Galaxy S3. Pasi që gjatë javës është zyrtarizuar BlackBerry Z10 ne kemi vendosur ta krahasojmë atë me liderin në tregun e smartphone-ve, Samsung Galaxy S3. Edhe pse i lansuar në Maj të vitit 2012, Samsung S3 me karakteristikat e tij harduerike është ende në pozicion të krahasohet me konkurrentet e rinj.

BlackBerry Z10 vs iPhone 5. Duke e nisur nga fakti se në tregun tonë, produktet nga Apple janë në trend e sidomos ai i fundit iPhone 5, ne kemi bërë po ashtu edhe krahasimin në mes BlackBerry Z10 dhe iPhone 5.

Të rejat nga bota e tableteve gjatë kësaj jave?

Surface Windows 8 Pro, në shitje nga data 9 Shkurt. Microsoft ka vendosur që të nxjerr në dispozicion modelin e tabletit Surface Windows 8 Pro, nga data 9 Shkurt i cili do të ketë çmimin 899 $.

Apple njofton për çmimet iPad 4 128 GB. Apple konfirmon modelin në fjalë, duke publikuar çmimet që do të fillojnë nga 799 $.

Çfarë kemi të reja nga Aplikacionet dhe Lojërat?

Microsoft Office 2013 është lansuar nga 29 Janari. Për konsumatorët e rregullt, Office 365 do të fillojë më 99 $ në vit për aplikacionet si Word, PowerPoint, Excel dhe OneNote. Për aplikacione ekstra duhet të shtohen edhe 139 $.

Blini Windows 8 tani sepse nga data 1 Shkurt çmimet për Windows 8 do të ndryshojnë, duke lëvizur me çmimet nga 39.99 nӫ 119.99$ për Windows 8 “Regular Edition” dhe 199.99 për versionit Pro.

Lansohet versioni iOS 6.1 për iPhone, iPad dhe iPod Touch. Pas disa muajsh të lansimit testues (Beta) të iOS 6.1, Apple tani ka lansuar versionin e plotë, për të gjithë ata që përdorin iPhone, iPad dhe iPod touch. Sipas 9to5Mac, versioni i ri i sistemit operativ mobil Apple do të paraqesë mbështetje të zgjeruar për lidhjet LTE, aftësinë për të përdorur aplikacionin Siri dhe përmirësimet në iTunes Match duke shtuar kështu aftësinë që të lejoj abonentë për të shkarkuar këngë individuale nga iCloud.

Grand Theft Auto 5, data e lansimit ndoshta 24 Mars. Lajme për lojën Grand Theft Auto 5 nuk janë parë kohëve të fundit, megjithatë detaje të reja kanë dalë së paku për datën e lansimit të saj. Siç raportohet nga Produkt-Reviews nëpërmjet një email-i nga Microsoft, loja pritet të dalë në pranverë, në njërën nga fundjavat e muajit Mars.

 

Me këtë përmbledhje javore ju përshëndesim dhe ju dëshirojmë një javë të mbarë. |ameble| [divider top=”0″]