SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Si çdo të diele e cila emërtohet si e Diela Sportive, tek ne është e Diela e Teknologjisë me ç’ rast përpilojmë një përmbledhje javore të lajmeve dhe risive të fundit dhe ato më interesante nga bota e Teknologjisë.

Vlerësime

LG G2 fotot (14)Në javën që e lamë pas, kemi bërë vlerësimin e modelit të fundit të smartphone-it të prodhuar nga LG, LG G2. Një pajisje që vjen me një procesor 4-bërthamorë, me një ekran fantastik, dizajn tërheqës, përformancë të shkëlqyer dhe një bateri që ka një jetëgjatësi të mirë dhe më të madhe në krahasim me modelet Galaxy S5, iPhone 5S dhe HTC One. Për tu informuar më hollësisht se për çfarë pajisje bëhet fjalë, lexo artikullin Vlerësim: LG G2.

Video Shpaketim

Për fansat e brendit iPhone, kemi bërë një video shpaketim të modelit të fundit nga Apple, iPhone 5S.  Brenda kutisë së këtij smartphone-i gjenden: smartphone-i iPhone 5S, udhëzuesi bashkë me ndihmësin për futjen e kartelës SIM, kabllo USB bashkë me mbushësin e baterisë dhe kufjet (ndegjojset). Për me tepër në videon e me poshtme janë të ilustruara të gjitha.

[youtube id=”nsTEE0gisI8″ width=”600″ height=”350″]

Pajisjet e reja

Samsung Galaxy S5 Mini. Samsung së shpejti do të lanson versionin mini të modelit të fundit Galaxy S5. Samsung Galaxy S5 Mini do të ketë ekranin 4.5 inç me rezolucion prej 720 x 1280 pikselë i përkrahur nga procesori 4-bërthamor Snapdragon 400 dhe 1.5 GB RAM memorie.

LG L80. Serisë L të smartphone-ve  L40, L70 dhe L90, të prezantuar dy muaj më parë nga kompania gjigante LG i është bashkuar edhe një model i ri, LG L80. LG L80 do të vijë me ekran 5 inç me rezolucion 800 x 480 pikselë i përkrahur nga procesori 2-bërthamor 1.2 GHz dhe 1GB RAM memorie, 4GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartelës SD dhe do të vijë me versionin e fundit Android 4.4 Kitkat. Modeli i ri LG L80 do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë.

HP Slatebook 14HP Android Laptop. Kompania HP është duke punuar në krijimin e një modeli të ri të laptopit i cili do të ketë të instaluar sistemin operativ Android. HP SlateBook 14 përbehet nga ekrani i plot me prekje (Full HD Touchscreen) 14 inç i përkrahur nga procesori nga Nvidia Tegra. Ka të integruar microSD portën, HDMI portën, 3 USB porta dhe vjen me sistemin operativ Android Jelly Bean duke ofruar kyçje në Google Play.

MacBook Air 2014. Apple ka përditësuar të dy modele MacBook Air 11 inç dhe MacBook Air 13 inç me procesor më të shpejtë nga Intel Core Haswell 1.4GHz i5, ndërsa RAM-i i integruar ka mbetur i njëjtë, 4GB. Përveç përditësimit të harduerit, Apple po ashtu ka bërë edhe zbritjen e çmimeve për të gjitha modelet e reja të MacBook Air 2014 për rreth 100 $.

LG G3. Si duket thashethemeve në lidhje me lançimin e smartphone-it G3 nga LG iu erdh fundi. Kompania gjigante LG tani më ka bërë ftesa zyrtare për ngjarjen i cili do të mbahet me 27 dhe 28 Maj në një numër të qyteteve, me ç’rast pritet të zyrtarizohet edhe modeli i ri G3. Me 27 Maj ngjarja do të mbahet në San Francisco, Nju Jork dhe Londër, ndërsa me 28 Maj në Seul, Singapor dhe Stamboll.

Softuer & Aplikacione

Firefox 29. Mozilla ka lansuar versionin e ri të Firefox 29 i cili është një përditësim i madh për kompaninë duke sjellë një dizajn të ri në shfletuesin ueb si dhe një sërë tiparesh të reja. Firefox dizajni vjen me një varg të ndryshimeve duke përfshirë një menu Firefox të re e cila ka të mbledhur të gjitha funksionet e Firefox në një vend. Ju mund të shkarkoni versionin e fundit të Firefox në faqen zyrtare të Mozilla ose nëpërmjet këtij linku –Shkarko Firefox 29.

Aplikacioni Yahoo Screen për AndroidYahoo Screen, shërbimi i ri për Video Streaming i kompanisë Yahoo nga tani është në dispozicion për shkarkim pa pagesë edhe për pajisjet Android kurse për pajisjet iOS ky shërbim veç ekziston.

Mac Book Air 1Apple OS X 10.10. Ngjarja WWDC që mbahet çdo vit nga Apple nis muajin e ardhshëm dhe sipas një raporti të fundit, fokusi kryesor i ngjarjes do të jetë versioni i ardhshëm i sistemit operativ për pajisjet Desktop nga Apple, OS X 10.10. Sipas 9-5 Mac, në këtë konferencë Apple më shumë do të fokusohet në OS X 10.10, në vend se të fokusohet në versionin Apple iOS 8 për smartphone dhe tablet.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE