Përmbledhja Javore - urime festat

Urime viti i ri, çoftë me fat për të gjithë. Pas pak ditëve pushim kthehemi prapë me përmbledhjen javore për ato pak të reja qe i kemi përcjellë.

CES 2015CES 2015

Të gjitha lajmet, thashethemet, rrjedhat dhe të rejat këto ditë janë rreth ngjarjes me të madhe për teknologji CES (Consumer Electronics Show ), që pritet të filloj javën e ardhshme. Për ata që nuk e dinë CES është vendi ku paraqiten dhe prezantohen trendët e teknologjisë ku edhe e përcaktojnë pjesën tjetër të vitit. Kjo ngjarje mbahet për kater ditë në qytetin Las Vegas të SHBA-ve.

Janë Sony dhe LG ato të cilat kanë qenë në qendër të thashethemeve për produktet e tyre që pritet t’i prezantojnë në ketë ngjarje. Sipas një raporti të fundit, të dy LG dhe Sony pritet të prezantojnë modele të reja të televizioneve me rezolucion 8K. Vitin e kaluar në po të njëjtën ngjarje kemi parë televizione të reja me rezolucion 4K, kurse po të njëjtat kompani vijnë me diçka të njëjtë por edhe më të re.

Sony përveç një smartphone-i për ketë ngjarje është përfolur se do të sjellë edhe një tablet 12.9-inç super të hollë.

Lajme dhe Thashetheme

SONY XPERIA Z3 Compact i ilustruarSony gjatë kësaj javë ka lansuar disa pajisje që vijnë me dizajne të reja të ilustuara nga vepra të artit nga qytete të preferuara, duke përfshirë Tokion, Varshavën dhe Berlinin. Pajisjet e përfshira në ketë modë janë Xperia Z3, Xperia Z3 Compact dhe Xperia Z3 Tablet Compact.

Kurse për smartphone-in e ardhshëm të LG-s, LG G4, është përfolur se mund të vijë me lapsin “G Pen” për të sfiduar Galaxy Note 4. Një raport i ri nga Kina tregon se lapsi do të quhet “G Pen” dhe do të vij me softuerin e vet “G Scrawl”. Po e njëjta pajisje nuk pritet të lansohet deri në pranverë të 2015-ës.

ZTE ka prezantuar logon e re të ri-dizajnuar, si pjesë e strategjisë së saj për biznesin. Logo e re është më e rrumbullakët, dhe më e strukturuar drejt vizionit të tyre. Me vizion të ri, kompania ka në plan të fus produkte të reja që janë më “dinamike, në trend dhe më bindëse për përdoruesit.”

Pas zyrtarizimit të modelit BlackBerry Classic, për kompaninë BlackBerry është përfolur se është duke punuar edhe në një model të ri, të koduar me emrin BlackBerry Rio Z20 për të cilin kanë filluar të rrjedhin edhe informatat e para.

Ketë javë sipas DW, gazeta Bild e Gjermanisë ka shkruar se kreu i Departamentit të Politikës Evropiane ishte në shënjestër të një sulmi kibernetik. Anëtari i stafit së zyrës së kancelares gjermane, kishte vërejtur se antivirusi i kompjuterit në zyre kishte zbuluar një malware i njohur si ”REGIN”.

EDUTEK

Reading with TabletKetë javë kemi sjellë gjithashtu një studim të ri, i cili është bërë nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, ku kanë zbuluar se sa e rrezikshme mund të jetë leximi nga pajisjet mobile, para gjumit. Ata thonë se leximi para gjumit nga një tablet apo pajisje tjetër që emeton dritë mund të shkaktoj dem të madh në ciklin e gjumit dhe gjithashtu mund t’ketë edhe pasoja tjera. Për më shumë lexo artikullin e plotë.

 

Më ketë përmbledhje ju urojm një vikend dhe javë të këndshme dhe mos harroni ta bëni Like faqen tonë në Facebook, përcillni nëpërmes Twitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble