SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Video shpaketim

Nëse jeni kureshtar të dini se çfarë gjendet brenda kutisë së një prej top 5 smartphone-ave të këtij viti, pra LG G3, lexoni dhe shikoni videon e më poshtme.

LG G3 vjen në një kuti standarde me shkëlqim nga bronzi. Përpara kutisë është e vendosur logoja LG G3 dhe emblema si një model fitues i GSMA-Global Mobile Awards 2014. Kurse në anën e pasme janë të futura disa prej tipareve kryesore të këtij smartphone-i.

Brenda kutisë se tij gjeni: LG G3, udhëzuesin, mbushësin për mur, kabllon USB, kufjet bashkë me pjesët rezervë si dhe baterinë 3000mAh.

Edutek

Shpesh herë, përdoruesit e pajisjeve mobile, bëjnë ndërrime ose blejnë pajisje të përdorura dhe gjatë këtyre proceseve ata duan të sigurohen se pajisja e blerë nuk është e vjedhur ose e bllokuar, është fjala për pajisje nga Apple. Për t’i larguar të gjitha dyshimet para blerjes së një pajisje të përdorur, ne kemi përgatitur një udhëzues “Para se të blini një iPhone kontrolloni se a është i vjedhur, apo jo!”

Pajisje të reja

GoPro Hero4. Javën e kaluar janë shfaqur disa imazhe të kamerës GoPro Hero4 e cila në atë kohë ende nuk ishte zyrtarizuar, por tani ky modeli është zyrtarisht prezantuar nga kompania GoPro. GoPro Hero4 vjen në dy versione Hero4 Black dhe Hero4 Silver të cilat do të jenë në dispozicion për të blerë nga muaji e ardhshëm, respektivisht nga 5 tetori. GoPro Black Hero4 do të ketë çmimin rreth 370 £ ndërsa GoPro Silver Hero4 290£.

Printeri 3D me Wi-Fi “KTech Genesis”. Është lansuar ketë javë një Printer i ri 3D i emëruar si KTech Genesis ku ofron një vëllim të shtypit 200mm gjatësi dhe 194mm lartësi. Ky Printer i prodhuar në Itali është ndërtuar duke përdorur një dizajn nga alumini i anodizuar dhe është në dispozicion në dy ngjyra në të zezë dhe hiri, kurse çmimi i tij është 2200€.

Tableti Huawei Honor 8-in. Huawei në Malajzi ka lansuar një tabletë të ri, Huawei Honor, i cili vjen me ekran 8-inç, dhe është dizajnuar për çmim të ulët. Huawei Honor përmban procesorin quad Qualcomm Snapdragon 200 me shpejtësi 1.2GHz dhe është i pajisur me 1GB RAM. Ekran 8 inç i këtij tableti vjen me rezolucion 1280 x 800 pikselë dhe posedon lidhjet 3G një HSPA+. Hapësira e të dhënave është 16GB RAM dhe për zgjerim posedon gjithashtu portën microSD. Kamera e pasme e tij është 5 megapikselë kurse ne anën frontale është VGA.

Matchstick. Google posedon mini pajisjen e tyre për streaming Google Chromecast, kurse tani Mozilla është ajo po bëhet gati që të lansoj një pajisje të tillë të quajtur Matchstick, e cila do të jetë me sistemin operativ të tyre FirefoxOS. Matchstick është një pajisje streaming që lidhet në pjesën e prapme të televizionit nëpërmjet lidhjes HDMI, dhe pastaj lidhet me rrjetin WiFi, ku edhe shfaq përmbajtjet streaming direkt në televizion. Matchstick është pajisja e parë me HDMI dhe me sistem operativ FirefoxOS, pra është një mundësi e mirë dhe e re për të parë filmat, muzikën, lojërat nga televizioni juaj.

Aplikacione dhe Softuer

Adobe Photoshop edhe në Chromebook. Google dhe Adobe po sjellin softuerin Photoshop në laptopa Chromebook. Kompanitë të hënën kanë njoftuar se kanë filluar me lansimin e Adobe Creative Cloud në pajisjet Google Chromebook me versionin stream të Photoshop-it, kurse produktet tjera vijnë së shpejti. Aktualisht në versionin testues (beta) kjo mundësi fillimisht do të jetë në dispozicion vetëm për Amerikë Veriore me cak klientët e Adobe Education të cilët janë të abonuar apo abonohen në Creative Cloud.

Versioni i ardhshëm i Windows-it, është Windows 10. Harroni të gjitha ato që keni dëgjuar për Windows 9, i cili tani më nuk do të jetë versioni i ardhshëm i sistemit operativ Microsoft Windows. Microsoft si duket ka vendosur që të kaloj një numër dhe të shkoj direkt më Windows 10. Pra nga një ngjarje të organizuar nga Microsoft kemi kuptuar se nuk do të ketë Windows 9.

Aplikacioni Flipboard edhe në Windows Phone. Aplikacioni Flipboard është një aplikacion shumë i njohur në platformat Apple iOS dhe Google Android, kurse tani kompania ka filluar me lansimin e aplikacionit të tyre edhe në Windows Phone. Flipboard më Windows Phone ka filluar kur u lansua smartphone-i i ri Microsoft Lumia 830, mirëpo tani aplikacioni është në dispozicion edhe për pajisjet e tjera me Windows Phone, që kanë 1GB RAM apo më tepër, dhe gjithashtu mund të funksionoj me pajisje që posedojnë versionin Windows Phone 8.1.

Të tjera

Filluan shitjet të iPhone 6 në rajonin e Shqipërisë. Electronic line, distributor i autorizuar i pajisjeve Apple në Shqipëri ka njoftuar se kanë filluar zyrtarisht me shitjen e smartphone-ve të ri nga Apple, iPhone 6. Për momentin, kompania ofron vetëm versionet 16GB, ndërsa versionet të tjera 64GB dhe 128GB pritet të ofrohen shumë shpejtë. Për tu informuar rreth çmimeve si dhe ofertave për iPhone 6, vizitoni shitoret e Electronic Line në ketë adresë.

LG është duke punuar në platformën e saj për smartwatch. Kur është puna të orët e mençura (smartwatch), Google ka platformën e tyre Android Wear që është një version i ri i Android-it i zhvilluar për pajisjet smartwatch. Edhe Apple Watch tanimë posedon platformën e modifikuar të iOS-it. Tizen në anën tjetër është një lojtarë në treg dhe gjendet në Samsung Galaxy Gear dhe Gear 2. Ndërsa LG e cila ka lansuar pajisjet e saj smartwatch G Watch dhe G Watch R i ka realizuar me platformën e Google-it Android Wear, por si duket edhe kjo kompani ka në plan të lansoj platformën e vet për smartwatch të bazuar nga WebOS. Ky lajm vjen nga një ueb-faqe e cila është për zhvillues të LG-së dhe nëpërmjet portalit The Verge të cilët kanë parë ketë imazh (shih më poshtë), ku është shfaqur një zog që mban një orë në kurrizin e vet.

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Për të qenë më afër nesh, na përcillni nëpërmes faqes tonë në FacebookTwitter-it si dhe shikoni videot në Youtube. /ameble

SHPËRNDAJE