SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas, kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante.

Video Praktike

MS DOS në pajisjet mobile nga Microsoft.

Gjatë javës së kaluar, Microsoft ka lansuar versionin MS DOS Mobile, një sistem i ri i projektuar veçanërisht për smarthone-t Lumia. Se si duket kjo, ne kemi përgatitur një video praktike të sistemit MS DOS duke prezantuar veçorit e tij.

Pajisje të reja

Konfirmohen specifikat të HTC One E9 +. Tani më është e njohur se HTC do të prezanton pajisjen e re HTC One E9 + në iventin e tyre i cili do të mbahet me 8 prill në Kinë. HTC One E9 +Dhe para prezantimit zyrtar specifikat të HTC One E9 + tashmë janë të listuar në faqen e internetit HTC në Kinë duke i konfirmuar specifikimet për këtë smartphone të ri Android. HTC One E9 + vjen me ekranin QHD 5.5 inç me rezolucion prej 2560 x 1440 piksela i përkrahur nga procesori MediaTek MT6795T me 8 bërthama me shpejtësi 2 GHz dhe 3GB RAM memorie.

LG-G4-Jermaine-Smit-concept-5LG G4 godet me karakteristika harduerike. Në bazën e të dhënave Benchmark GFX, janë shfaqur karakteristikat harduerike të LG G4 të cilat janë në një rang më të lartë, krahasuar me ato të TOP pajisjeve të fundit, iPhone 6 dhe Samasung Galaxy S6. LG-G4-Jermaine-Smit-concept-5Ajo çfarë bie në sy është procesori nga Cortex-A57 me 16 bërthama dhe RAM memoria 4GB. Përveç tjerash, LG G4 pritet të vije me ekranin QHD 5.5 inç, njëjtë sikurse modeli aktual G3, por me kamerë të përmirësuar 16MP. Kamera frontale pritet të jetë 8MP e dedikuar për selfie si dhe për video me thirrje .

Xiaomi lanson disa produkte të reja. Kompania Xiaomi ka festuar ditëlindjen e saj të pestë këtë javë, duke lansuar jo vetëm një por disa produkte të reja. Smartphone i ri i quajtur Redmi 2a, posedon ekranin 4.7-inch 720p, baterinë 2.200mAh, procesorin 4-bërthamor Cortex A7, kamera e pasme 8-megapikselë, ajo frontale 2-megapikselë, 1GB RAM si dhe 8GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave. Ky smartphone kushton afërsisht 96$. Kompania gjithashtu ka njoftuar për një version tjetër me ngjyrë rozë të Mi Note, i cili kushton ​​400$ dhe i cili shitet me baterinë power brick.

Ngjarje, Kompani dhe Kuriozite

Nga tani mund të bëhen thirrje telefonike edhe me WhatsApp. Në janar të këtij viti, WhatsApp kishte lansuar një shërbim të ri i quajtur “WhatsApp Web”, nëpërmjet të cilit, përdoruesit e aplikacionit WhatsApp, mund të përdorin aplikacionin kompjuter dhe ne edhe në atë kohë, ne kemi përgatitur një edutek se si instalohet WhatssApp në kompjuter.

whatsapp-voice-calling-1

Më pas kanë filluar të qarkullojnë edhe disa thashetheme për një shërbim të ri nga WhatsApp, pikërisht shërbimi i thirrjeve telefonike i cili nga tani është aktiv. Shërbimi i thirrjeve aktualisht është i mundësuar vetëm për përdoruesit e platformës Android, ndërsa për platformën iOS dhe ndoshta edhe Windows Phone, pritet të lansohet në javët e ardhshme.

42 vite më parë u zbulua Telefoni Mobil. Është vërtet e mrekullueshme, që njerëzit zhvillojnë telefonata për të komunikuar me njerëzit tjerë. Ai që shtroi rrugën për gjithë këtë mundësi është Martin Cooper, i cili me 3 Prill, 1973 bëri telefonatën e parë publike me telefon mobil duke u bërë kështu personi i parë që realizoi telefonatën e parë mobile në histori të njerizimit. Në atë kohë Martin ishte inxhinieri kryesorë i kompanisë Motorola, pra telefoni i parë me të cilin Martin komunikoi ishte pikërisht Motorola. Këto ishin fjalët e tij të para, gjersa e telefonoi konkurrentin e tij Joel Engel, pronar i AT&T Bell.

“Joel, jam Marty Cooper, Unë dua që ti ta dinë që jam duke të telefonuar nga një telefon mobil”

Në përmbyllje, ju përshëndesim dhe ju urojmë një fundjavë të këndshme. Si gjithmonë me plotë sinqeritet mirëpresim sugjerimet, këshillat, kërkesat dhe ankesat nga të gjithë lexuesit.

Për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE