Permbledhja-javore-postEdhe kësaj radhe përmbledhjen po e fillojmë me një dhuratë e cila është dedikuar për njërin nga jush. Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë për tu regjistruar dhe për të fituar një pajisje e cila mund të përforcoj sinjalin e WiFi në shtëpinë tuaj, andaj mos humbni kohë, por regjistrohuni dhe provojeni fatin duke përcjell instruksionet në këtë link. Për çfarë pajisje bëhet fjala, shikojeni videon e më poshtme.

[youtube id=”U7uA1kC8clU” width=”600″ height=”350″]

Në tregun tonë është shfaqur modeli Samsung Galaxy S4 falës dhe si i tillë është duke u shitur me çmimin e modelit origjinal. Për këtë arsye ne kemi përgatitur një material në cilin ju mund të bazoheni për të dalluar modelin falsë nga ai origjinal, për vetmin qëllim që ju të mos mashtroheni nga mashtrues ose tregtarë potencial. Për më shumë informohuni në këtë artikull  se si të dallojmë një Samsung Galaxy S4 origjinal, nga ai falsë.

Lajmi i javës

ARKEPAutoriteti Rregullativ i Komunikime Elektronike dhe Postare (Autoriteti) pas një procesi të gjatë të analizave dhe vlerësimeve nga Grupi i Ekspertëve ka kompletuar ciklin e vlerësimit ekonomik të resurseve spektrale (brezeve të radio frekuencave dhe atë; brezeve 800 MHz, 900 MHz, 1800 MHz, 2100 MHz dhe 3400 deri 3800 MHz), analizuar nevojat për resurse shtesë spektrale nga ana e operatorëve për ofrimin e shërbimeve mobile brezëgjëra si dhe ka përmbyllur procesin e vlerësimit dhe plotësimit e ndryshmit të licencave të operatorëve të shërbimeve mobile, që janë të publikuara me Vendimin Nr. 400 të publikuar dhe shpallur me datë; 4 Tetor, 2013.

Vendimi Nr. 400 e miraton liberalizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve mobile brezëgjëra përmes lejimit të përdorimit të teknologjive të reja që mundsojnë shërbimet e avancuara mobile brezëgjëra, të njohura nga publiku si shërbimet e gjeneratave të reja të komunikimeve mobile, 3G dhe 4G.

Të rejat

Apple_iWatch_AmebleApple. Gjiganti Apple me gjasë është duke testuar fleksibilitetin e ekranit me teknologjinë OLED (organic light-emitting diode) i cili do të implementohet në produktin e tij të ardhshëm iWatch. Janë mediat koreane ato që kanë raportuar këto lajme, dhe sipas tyre integrimin e teknologjisë OLED në iWatch është duke e bërë ose Samsung ose LG. Sipas publikimeve të këtyre mediave, Apple është duke përgatitur orë të mençur të madhësive 1.3inc, 1.4ic, dhe 1.5inc. Sipas publikimeve të këtyre mediave, Apple është duke përgatitur orë të mençur të madhësive 1.3inc, 1.4ic, dhe 1.5inc. Tashmë është e sigurt që prototipi i versionit 1.5 inç është duke kaluar nëpër testet e fundit para publikimit.

Lenovo. Pas zyrtarizimit të Lenovo Vibe X në IFA 2013, kompania tani më ka shtuar edhe një anëtar të dytë në familjen Vibe i quajtur Vibe Z. Lenovo Vibe Z karakterizohet me një ekran 5.5 inç me rezolucion të plotë 1080p, procesorin 2.2 GHz nga Qualcomm Snapdragon gojuku 800,  2 GB RAM dhe ka të instaluar sistemin operativ Android 4.2.2 Jelly Bean.ë duke kaluar nëpër testet e fundit para publikimit.

Microsoft. Nëse dëshironi të kaloni nga sistemi operativ Windows 7 apo nga ndonjë me i vjetër  në një version më të ri atëherë ju njoftojmë se Microsoft nga kjo javë ka filluar me para-porosi për versionin e tyre të fundit Windows 8.1 që pritet të shfaqet nga 18 Tetori. Nëse në pajisjen tuaj keni Windows 8 ju automatikisht do të merrni përditësimin pa pagesë të sistemit fundit Windows 8.1 i cili ka qenë në zhvillim e sipër që një kohë të gjatë dhe qe ky version pritet ta kthej butonin e vjetër Start.

GoPro. Kompania GoPro e njohur për linjën e saj të kamerave HD Hero që posedojnë mundësinë e incizimeve në kushte ekstreme, ka lansuar modelin Hero 3+. Kjo kamerë është me e lehtë dhe me e vogël sesa ato më herët, si dhe baterinë e konsumon në një ritëm më të ngadaltë. Hero 3+ vjen në dy versione. Versioni i zi është 20 % më i vogël se sa Hero 3 dhe ofron 30% me shumë jetë të baterisë. Ai gjithashtu shpejtësinë e rrjetit Wi-Fi e ka katër herë më të shpejtë, posedon lente të reja për video me të mprehtë dhe cilësi me të mirë të imazhit. Një tipar i ri i quajtur SuperView ofron pamje me kënd më të gjerë.

Amazon. Këtë javë është përfolur se Amazon është duke zhvilluar një smartphone të ri Amazon 3D që do të jetë i pajisur me një teknologji që përdor katër kamera për të përcjellë fytyrën e përdoruesit.

Kjo ishte e tëra dhe për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes: