SHPËRNDAJE

Permbledhja-javore-post

Për ju që nuk keni pasur mundësi të informoheni për risit nga bota e teknologjisë gjatë kësaj jave që lamë pas kemi bërë përmbledhjen javore të gjërave më interesante, andaj ndani 5 minuta të kohës tuaj dhe informohuni për të gjitha ato.

Pajisje të reja

Nokia. Kompania gjigante Nokia këtë javë ishte shumë dinamike dhe inovative duke prezantuar pajisjet e raja të serisë Lumia 930, 630 dhe 635.

AppleiPhone 6 fillimisht është thënë se do të prezantohet në muajin Qershor të këtij viti, kurse tani kanë ardhur informacione nga persona të cilët thonë se iPhone 6 do të prezantohet në muajin Shtator.

Softuer dhe Aplikacione

Zyrtarizohet Windows Phone 8.1. Kompania gjigante Microsoft, prezantoi sistemin e ri të përditësuar Windows Phone 8.1 i cili sjell në vete shumë risi të prezantuara në video të më poshtme.

[youtube id=”cAu0YgPnuXM” width=”600″ height=”350″]

Aplikacioni Viber me probleme. Aplikacioni Viber i cili tek ne përdoret në masë të madhe gjatë javës ishte përballur me disa probleme, me ç’ rast përdoruesit nuk mund të dërgonin mesazhe si dhe të bëjnë thirrje.

Lokale

Lokacion.com, sjell Street View në Kosovë. Google Street View është një teknologji e integruar në Google Maps dhe Google Earth që ju mundëson të eksploroni vende rreth botës në pamje 360-shkallësh, panoramë dhe pamjet e rrugëve në imazhe. Një teknologji e ngjashme tani është aplikuar edhe nga një Startup yni i ri i quajtur Lokacion.

Solaborate lanson matjen e të dhënave në kohë reale.  Solaborate platforma e parë sociale e bashkëpunimit e dedikuar enkas për ekosistemin e  teknologjisë të enjten e bëri publike lançimin e matjes së të dhënave me qëllim që profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë që t’ju ofrojë një pikë qendrore për të bashkëpunuar dhe kuptuar më mirë sesi përdoruesit veprojnë me përmbajtjen në kohë reale.

Të tjera

IBM më laboratorë të ri në disa vende të botës. Kompania IBM ka njoftuar të premten se ka në plan të investojnë rreth 100 milionë $ për të ndërtuar 8 laboratorë të rinj në mbarë botën, duke ju mundësuar kështu klientëve të saj për të punuar për së afërmi me ekspertë e tyre në dizajn, në pajisje mobile dhe marketing digjital.

Romaing ne EvropëParlamenti Evropian voton pro heqjes së tarifave Roaming. Parlamenti Evropian ka votuar heqjen e tarifatave Roaming gjatë përdorimit të telefonin celular, brenda shteteve të Evropës. Nga tani kostoja për të bërë një telefonatë apo shkarkuar të dhëna nëpërmes internetit nga një vend tjetër i BE-së do të jetë i njëjtë si nga shteti ku jeton, kjo vlen vetëm përbrenda shteteve evropiane.

Cyanogen Inc. me logo të re. Të kesh një logo të veçantë është shumë e rëndësishme për një kompani, dhe Cyanogen Inc. duket se e ka kuptuar këtë gjë. Kompania ka maskotën e saj të veçantë për sistemin Android dhe tani ka krijuar dhe një logo që përshtatet me karakterin e kompanisë. Logoja është menduar gjatë dhe është domethënëse, edhe pse një vështruesi të thjeshtë ndoshta s’do t’i bëjë përshtypje.

Kjo ishte e tëra dhe për të qenë më afër nesh na përcillni nëpërmes:

SHPËRNDAJE