Edhe pse harduerit ju kushtua vëmendje e madhe gjate Worldwide Developers Conference (WWDC), qëllimi kryesor i kësaj konference mbetet promovimi i softuerëve. Kjo ishte arsyeja pse CEO i Apple Tim Cook ofruan detaje për sistemin operativ X Mountain Lion i cili do të nxirret në treg muajin e ardhshëm, por më e rëndësishmja ishte se u shpalos iOS 6, gjenerata e re e sistemit operativ të Apple për pajisje mobile. iOS 6 do të dalë këtë vjeshtë, ku parashihet të dalë dhe versioni i ri i iPhone. Apple thotë se ka rreth 200 apo më shumë karakteristika të reja në iOS 6, edhe pse shumë prej tyre janë të vogla dhe kryesisht përditësime. Por ka ende shumë shtesa që do të ndryshojnë, për të mirë mënyrën e përdorimit të pajisjeve me këtë iOS. Më poshtë janë pesë gjërat kryesore të cilat do të ndryshojnë:

Siri më i avancuar

Siri ka mësuar shumë për të metat dhe problemet që ka që nga koha kur është lëshuar fillimisht në përdorim, bazuar në këto të dhëna është punuar shumë në përmirësimin dhe avancimin e tij. Fillimisht IOS 6 Siri do të jetë në dispozicion në iPads me Retina display që kanë dalë në muajin Mars. Siri tani do të jetë i lidhur me më shumë baza të të dhënave duke na dhënë kështu më shumë informata në lidhje me filmat, aktorët, rezultatet sportive, oraret e ndeshjeve, teatrot dhe shumë shërbime tjera. Siri do të shkojë përtej thjesht rekomandimit të restoranteve bazuar në vlerësimin e Yelp, por do të ju mundësoj që të rezervoni tavolinë me anë të ndërfaqës (interface) vizuale të Siri. Vërehet qartë se Apple po mundohet të zgjeroj përdorimin e Siri duke bërë kontrata me prodhuesit e makinave që të integrojnë butonin për aktivizimin e Siri në makinat e tyre. I quajtur si “Eyes Free” ky integrim i Siri përfshinë pothuajse të gjithë prodhuesit e mëdhenj të makinave me përjashtim të Ford të cilët tashmë kanë marrëveshje me Microsoft. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ky funksion duhet të jenë në dispozicion në makina duke filluar në vitin 2013.

Më social

iOS 6 po bëhet më social. Inxhinierët e Apple kanë integruar Facebook më thellë në IOS 6, siç bënë me Twitter në IOS 5. Ju tani do të jetë në gjendje të ndajnë fotot dhe lidhjet e Safari në Facebook nga brenda Apps përkatëse duke përdorur butonin Share. Ndër Apps përditësuara nga Apple do të jetë Safari, Game Center, iTunes dhe App Store. Qendra e Njoftimeve do të bëhet upgrade dhe do të përfshijë butonat për postim direkt në Twitter dhe Facebook dhe ju mund të postoni në të dyja rrjetet sociale duke përdorur Siri.

Foto Stream

Duke pasur parasysh ndarjen e fotove në rrjetet sociale, me Shared Photo Streams mund të krijoni grupe të fotove ku çdo herë kur një foto shtohet në atë grup njoftohen të gjithë anëtarët e tij, dhe fotografitë janë shtuar dhe dërguar automatikisht në pajisjet e tyre si iPhone ose iPad. Për shembull, unë mund të krijojë një grup Familja, dhe shtimi i ndonjë foto të atij grupi përmes Photo Stream në çast do të lajmërojnë dhe do ta dërgojnë atë foto tek pajisjet e njerëzve që janë pjesë e këtij grupi. Kjo mënyrë e shkëmbimit të fotove përkundër MMS mesazheve për të cilat ne paguajmë ky shërbim ofrohet falas dhe përdorë iCloud për transportin e fotove. Fillimisht kur krijoni një Photo Stream të përbashkët ekziston opsioni që të krijoni një faqe me qasje publike për fotot të cilat janë në atë grup dhe të cilat foto mund të shihen edhe nga përdoruesit të cilët nuk përdorin pajisje me iOS. Pasi që u janë dërguar njoftimet ata mund ti shohin fotot duke përdorur aplikacionin për Photo Stream ose përdoruesit jashtë Apple mund ti shohin përmes një ueb faqe e cila krijohet me këtë rast. Kjo është një mënyrë shume e lehte dhe e shpejtë që të ndani fotot tuaja me miqtë dhe familjen.

Aplikacion më i mirë për Telefon

Në iOS 6 Apple ka bërë disa përmirësime në aplikacionin për përdorimin e telefonit. Kur ju pranoni një thirrje në iOS 5 ju mund ti përgjigjeni një thirrje duke rrëshqitur anash në fund të ekranit apo ta mos përgjigjeni duke shtypur butonin lartë mbi pajisje. Për shumë prej nesh kjo na bënë të harrojmë se kemi pasur një thirrje dhe nuk përgjigjemi më vonë. Me iOS 6 ju do të jeni në gjendje që të kur rrëshqasim me gisht vertikalisht ti keni këto opsione kur pranoni një thirrje: Më lajmëro më vonë dhe përgjigju me SMS. Duke zgjedhur njërin nga opsionet ju do të keni opsione shtesë brenda tij si lokacioni apo lajmërimi pas një kohe të caktuar me opsionin Remind Me Later. Opsioni Do No Disturb, mund të aktivizohet për periudha të ndryshme kohore të cilat mund ti para caktoni. Po ashtu gjatë kohës sa është aktiv ky opsion bllokon dritën e ekranit gjatë thirrjeve, i bllokon plotësisht ato apo edhe i ndal pranimin e emailave gjatë kohës kur jeni në gjumë. Por ky opsion mund të krijoj grup të numrave të cilët mund të përjashtohen nga ky bllokim, pra edhe pse thirrjet tjera janë bllokuar, numrat brenda grupi do të përjashtohen nga ky rregull, pra mund të marrim thirrje në rast emergjence në familje apo në ndonjë rrethanë tjetër.

Harta më të mira

Qysh se prej iPhone të parë, aplikacioni i hartave kryesisht ka mbetur i pandryshuar i pandryshuar, por tani Apple ka lëshuar një aplikacion plotësisht të ri për harta. Siç pritej, Apple nuk do të ketë më Google si ofrues të shërbimit të hartave. Në vend të kësaj, Apple ka përdorur talentin e inxhinierëve brenda kompanisë të fituar në një marrëveshje Open Street. Grafika e hartave është vektor dhe jep një imazh dhe tekst shumë të pastër. Aplikacioni i ri i hartave punon pothuajse njësoj si aplikacioni i vjetër sa i përket navigimit: prekje e dyfishtë për rritje të hartës, prekje e dyfishtë me dy gishta për zvogëlim të hartës si dhe me anë të dy gishtërinjve hartat mund të rrotullohen dhe anohen. Përveç një tipar të ri të quajtur Flyover, e cila ofron pamje 3D të disa qyteteve të mëdha, në hartat e reja do të integrohet edhe Siri në një nivel të avancuar të manipulimit me harta. Kur ju kërkoni për drejtime në rrugë, Siri ju udhëzon për drejtime hap pas hapi me një interface të pastër e cila shfaqë udhëzimet për ngasje bashkë me shenjat e trafikut. Po ashtu do të ketë edhe njoftime për aksidente dhe bllokime të trafikut duke sugjeruar rrugë alternative si dhe do të ju njoftojë për shkaqet e bllokimit të rrugëve.

iOS 6 ka shumë shtesa dhe përmirësime në krahasim me iOS5 dhe do jetë një avancim i kënaqshëm për përdoruesit e pajisjeve mobile të Apple. Duke pasur parasysh përmirësimet si marrja e përditësimeve (updates) për aplikacione pa pasur nevojë për password e deri te integrimi më i mirë e rrjeteve sociale ky version i ri do të lehtësoj më tej mënyrën e përdorimit të këtyre pajisjeve të cilat do ta përdorin këtë sistem operativ. |computerworld.com| [divider top=”0″]