SHPËRNDAJE

Solaborate – startup i nisur në Los Anxheles të ShBA-ve, që në maj 2013 ka pranuar financim prej 1 milion dollarësh amerikanë, e ka bërë publike platformën e vet si dhe e ka lansuar aplikacionin për telefona mobil. Solaborate tashmë e ka lansuar ftesën publike duke ftuar profesionistë që ta përdorin verzion beta publik të kësaj platforme bashkëpunuese të teknologjisë.

Solaborate platformë sociale e bashkëpunimit e dizajnuar enkas për profesionistët e teknologjisë sot  e bën publike hapjen për përdorim të gjerë të komunikimit të saj në kohë reale dhe të mjeteve të produktivitetit, me lançimin e verzionit publik beta dhe të aplikacionit mobil për Android.

Në maj Solaborate, që është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK) që nga janari i vitit 2013, pranoi kapital fillestar në një vlerë prej 1 milion dollarë amerikanë, para të cilat janë përdorur nga kompania për të perkfeksionuar platformën, duke e ngritur atë nga verzioni beta privat në atë beta publik. Si pjesë e këtij hapi Solaborate tashmë ofron edhe thirrje audio, video konferenca, ndarje të dokumenteve, ndarje të ekraneve kompjuterike sëbashku edhe me aftësitë sociale dhe ato të bashkëpunimit përmes integrimeve të lehta por të fuqishme me Facebook, LinkedIn, Twitter dhe Google+.

Solaborate është një mënyrë e re që komuniteti i teknologjisë të jetë edhe më produktiv. Profesionistët dhe kompanitë e teknologjisë ftohen që të lidhen, bashkëpunojnë dhe të zbulojnë mundësi teksa e krijojnë një eko sistem rreth produkteve dhe shërbimeve.
Në verzionin publik beta do të shfaqen  kompanitë kryesore globale si Apple, Google, Microsoft, SAP, Facebook, IBM, Samsung dhe Cisco. Përdoruesit tashmë mund të postojnë në mur, të përcjellin ngjarje, kompani apo persona, mund të dërgojnë mesazhe, të ndajnë përmbajtje të ndryshme dhe të bëjnë shumë gjëra të tjera.

Ndryshe nga platforma të tjera sociale, Solaborate lejon bërjen e video-thirrjeve direkt nga browseri dhe përdorim simultan të ndarjes së ekranit me video-thirrje, pa patur nevojë për shkarkuar ose të përdoren plug-inat. Përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe çasti dhe të ndajnë foto dhe materiale të ndryshme direkt nga browseri i tyre. Kompanitë mund të përdorin platformen Solaborate që të mbështesin ose demostrojnë produkte dhe shërbime duke oftruar një përvojë më të personalizuar të klientit.

Solaborate sot e ka lansuar poashtu edhe aplikacionin për telefona mobil i cili mund të shkarkohet në Google Play. Duke integruar shumicën e web shërbimeve aktuale, aplikacioni mobil i Solaborate ofron edhe qasje të lehtë me një interface familjar.

Përdoruesit mund ti qasen profileve të individëve, kompanive, produkteve, shërbimeve, gjatë kohës derisa ata dërgojnë dhe pranojnë mesazhe, postojnë në mure, bëjnë pyetje, ofrojnë komente, zbulojnë njerëz, kompani, etj.

“Ne jemi shumë të gëzuar që tashmë po e prezantojmë publikisht Solaborate si në web ashtu edhe në aplikacion mobil tek të gjithë në ekosistemin e teknologjisë. Misioni ynë është që ti lidhim ekspertët e teknologjisë duke ofruar një vend të dedikuar enkas për ju, kompaninë, produktet dhe shërbimet tuaja duke ofruar të gjitha mjetet dhe shërbimet që ju lejojnë juve që të jeni edhe më produktiv. Ne e kuptojmë se për ekspertët e teknologjisë është shumë e rëndësishme që të jenë në gjendje që të qendrojnë në linje dhe të angazhohen, pa marrë parasysh a janë në zyre apo janë në lëvizje”, tha Labinot Bytyqi, themelues dhe CEO i Solaborate.  Regjistrimi dhe lidhja mund të bëhet përmes
e-mailit ose përmes llogarive në media sociale si psh LinkedIn, Facebook ose Google+. Për tu bërë pjesë ose për të shkarkuar aplikacionin mobil për Android ju lutemi vizitojeni faqen  www.solaborate.com.  Aplikacioni gjithmonë mund të shkarkohet falas në këtë vegzë  https://play.google.com/store/apps/details?id=com.solaborate.mobile&hl=en

Mbi Solaborate

Solaborate është një rrjet social që u mundëson profesionistëve dhe kompanive të teknologjisë të lidhen, bashkëpunojnë dhe të zbulojnë mundësi, të krijojnë një ekosistem përreth produkteve dhe shërbimeve. Solaborate iu ofron profesionistëve të teknologjisë një vend qendror me mjetet dhe shërbimet e duhura për bashkëpunim në kohë reale, dhe të jenë më produktiv. Solaborate shkoj përtej integrimit të brendshëm për të mundësuar ndërveprim me njerëz jashtë kompanisë, duke përfshirë ekspertë, punësim të mundshëm, madje edhe klientë. E dallon vetveten në botën e rrjetëzimit social duke u fokusuar në nevojat e profesionistëve të teknologjisë. Mësoni më shumë mbi Solaborate dhe mundësitë që i ofron duke parë videon në këtë vegzë: http://www.youtube.com/watch?v=YkybNmfmpYY  ose vizitoni faqen tonë këtu https://www.solaborate.com/public/features.aspx.

[youtube id=”YkybNmfmpYY” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE