SHPËRNDAJE

PlayStation 4 nuk do të jetë konsola e vetme e re që pritet të shfaqet në treg, kompania Sony tani ka njoftuar edhe për një version të ri të modelit PlayStation Vita.

[youtube id=”fkVTNab0JTs” width=”600″ height=”350″]

PS Vita – e njohur si Vita PCH-2000, do të lansohet në Japoni më 10 Tetor për 190 $ dhe do të shfaqet me 1GB memorie të integruar, ekranin 5 inç LCD (origjinali posedon ekran OLED) dhe do të jetë 15% më i lehtë dhe 20% më i hollë. Ndryshimi në ekran mund të jetë arsye pse posedon çmimin më të ulët. Gjithashtu do të shfaqet me portën microUSB për mbushje të baterisë e cila të paktën e bënë pak më universale. Për sa i përket baterisë do të ketë rritje prej rreth një orë jetë të baterisë në krahasim me modelin e mëparshëm.

Vita i ri do të paraqitet me shumëllojshmëri të ngjyrave, duke përfshirë zezë, kaltër, hiri, jeshile, rozë dhe të verdhë.  Deri tani nuk ka paralajmërime në lidhje me shitjen e saj neper tregje tjera përveç në Japoni. |ameble|

SHPËRNDAJE