SHPËRNDAJE

LG Smart BulbLG ka njoftuar për teknologjinë e re të poçave elektrik, Smart LED Bluetooth që kanë jetëgjatësi deri në 10 vjet me përdorim mesatar prej pesë orë në ditë. Poçat e ri mund të lidhen me smartphone që përdorin platformën Android 4.3 dhe iOS 6 e më lartë.

Këta poça gjatë thirrjes si dhe kur luani muzikë veprojnë në mënyrë vizuale. Ky poç me anë të smartphone-in mund të rregullohet në atë mënyrë që edhe kur gjendesh jashtë shtëpisë të ndizet apo fiket sipas orarit, duke i dhënë kështu përshtypje vjedhësve që dikush është në shtëpi .

Poçat e rei nga LG në Korenë e Jugut pritet të shiten rreth 32 $ me pakicë, mirëpo ende nuk ka ndonjë informatë nëse do të gjenden edhe në tregjet tjera të botës. /ameble

SHPËRNDAJE