SHPËRNDAJE

Mbështetja e bizneseve të reja të bazuara në teknologji dhe inovacion përmes këshillëdhënies së ofruar nga inkubatori i Innovation Centre Kosovo, grantet e dhëna në bashkëpunim me partnerë janë disa nga informatat e prezantuara nga delegacioni i ICK-së që po qendron në CeBIT – panairin më të madh botëror të teknologjisë që mbahet në Hanover të Gjermanisë.

Innovation Centre Kosovo në CeBIT përfaqësohet nga Safet Rama menaxher i inkubatorit të qendrës i cili shoqërohet nga Ermal Sadiku nga Zag Apps dhe Mërgim Cahani i iziSurvey, të dy këto ekipe janë pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK).

“Këtu në shtandin e ICK-së kemi mjaft materiale promovuese për punë që ne bëjmë si qendër e inovacionit, për shërbime që iu ofrojmë ekipeve dhe normalisht kemi edhe informata mbi atë se për çka janë të specializuara ekipet e inkubatorit”, tha Rama duke falenderuar Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) që e ka mundësuar qëndrimin e delegacionit të ICK-së në CeBIT 2014. /ICK /ameble

SHPËRNDAJE