Për ditën e djeshme, nga ne nuk është pritur që HTC do të bëj ndonjë prezantim gjatë MWC 2014 në Barcelonë, për arsye se ajo kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp për 25 Mars. Megjithatë, kompania ka befasuar me dy modele të reja, në formën Desire 816 dhe Desire 610.

Desire 816 është i pajisur me procesorë Snapdragon 400 1.6GHz, ekranin 5.5-inç me rezolutë 720p, kamerën e pasme 13-megapikselë, atë frontale 5-megapilselë, memorien e brendshme 8GB me opsion portën microSD, 1.5 GB RAM, HSPA dhe rrjetin LTE si dhe fuqinë e baterisë 2.600 mAh. Si zakonisht vjen me platformën Android, mirëpo përveç ndërfaqës Sense 5 HTC nuk ka treguar se cilin version do ta ketë. Debutimi i këtij modeli fillon me Kinën në muajin e ardhshëm, duke vazhduar pastaj nga muaji Prill me vendet tjera globale.

Në anë tjetër, Desire 610 ofron ekran më të vogël 4.7-inç, procesorin Snapdragon 400, memoria e brendshme 8GB me mundësi zgjerimi, 1GB RAM, kamerën e pasme 8-megapikselë dhe atë frontale 1.3-megapilselë. Ky model posedon baterinë me 2.040 mAh. Pritet të lansohet në të gjithë Evropën nga muaji Maj, mirëpo nuk janë dhënë detaje për çmimin. /ameble