SHPËRNDAJE

snapdragonQualcomm ka prezantuar procesorët më të fundit për smartphone, Qualcomm Snapdragon 808 dhe Qualcomm Snapdragon 810.

Të dy procesorët janë procesorë 64-bit, dhe sipas kompanisë, këta janë procesorët me performancën më të mirë që ka prodhuar kjo kompani.

“Prezantimi i këtyre produkteve nga Qualcomm Technologies ka ardhur si rezultat i një përkushtimi për të udhëhequr tregun e procesorëve dhe për t’u ofruar përdoruesve smartphone dhe tabletë me procesor 64-bit dhe lidhje Interneti LTE.” u shpreh Murthy Renduchintala, zëvendës president në kompaninë Qualcomm Technologies.

“Këto produkte së bashku më dëshirën tonë për zhvillim të mëtejshëm të procesorëve 64-bit, do të na sigurojnë një financim gjigand që do të na mundësojë që t’i kalojmë limitet e prformancës kompjuterike që kanë telefonat sot.”

Snapdragon 808 shoqërohet nga karta grafike Adreno 418 dhe është dizajnuar për të punuar me ekrane me rezolucion 2560 x 1600 pikselë. Ky procesor gjithashtu ka dy bërthama ARM Cortex A57 të lidhur me një procesor Cortex A53 dhe së bashku lidhen me RAM DDR3 dhe mund të paraqesin video 4K (rezolucion 3840 x 2160).

Snapdragon 810 mundëson mbështetje për xhirimin e videove në 4K me 30 imazhe për sekondë dhe xhirim në 1080p me 120 imazhe për sekondë. Snapdragon 810 lidhet me një procesor Cortex A57 dhe procesor Cortex A53 me katër bërthama dhe mund të lidhet me RAM DDR4. /ameble