SHPËRNDAJE

Sony Xperia Z2 Si duket, Sony në heshtje është duke u përgatitur për të lansuar pasardhësin e modelit Z1, pra modelin Z2 i cili po ashtu është koduar edhe me emrin Sony Sirius.

Xperia Z2, pritet të ketë ekranin 5.2 inç me rezolucion 1920 x 1080 piksela i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 2.3 GHz Snapdragon 800 dhe 3GB RAM memorie.

Përveç tjerash, Xperia Z2 do të ketë integruar 32GB hapësirën e brendshme, 20.7 megapiksel kamerën kryesore, 2.1 megapiksel kamerën frontale dhe me siguri se do të vjen me versionin e fundit të sistemit Android, 4.4 KitKat.

A do të konfirmohet modeli i ri nga Sony, mbetet të kuptohet në kongresin botëror të celulareve i cili pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Barcelonë. /ameble

SHPËRNDAJE