SHPËRNDAJE

ASUS-ZENBOOK-NX500Asus ka prezantuar modelin e ri Zenbook NX500 4K Ultrabook i cili vjen me ekranin 15.6 inç me rezolucion 4K, 3840 x 2160 piksela i përkrahur nga procesori Intel Core deri në i7 Core dhe ka të integruar kartelën grafike nga NVIDIA GeForce GTX 850m.

Asus Zenbook NX500 ka të integruar 2GB GDDR4 RAM memorie e cila mund të rritet deri në 16GB.

Ky model është në fakt pajisja e parë me teknologjinë e ekranit 4K/UHD që tregon se Asus është duke u përgatitur për teknologjinë e ardhshme 4K.

Kompania gjigante Asus, ende nuk ka bërë njoftimin mbi çmimin si dhe datën e lansimit të Asus Zenbook NX500 4K Ultrabook në treg. /ameble