Gjatë panairit tregtar për teknologji CES 2015 në Las Vegas, udhëheqësi i ASUS-it, Johnny Shih, ka thënë se ASUS tashmë shet për çdo muaj nga 1.5 milionë produkte Zenfone. Për të vazhduar ketë ritëm ata kanë lansuar modelin tjetër Zenfone 2.
Kompania ka thënë se ky smartphone posedon hapësirën e ekranit 72% në raport me trupin e tij në total. Risia tjetër e tij është që përmban 4GB RAM, e që e bën atë si smartphone-i i parë në dispozicion që posedon kaq RAM.
Karakteristikat e plota të tij janë: përmban procesorin 64-bit “super” 4-bërthamor Intel Atom, 2 ose 4GB RAM, ekranin 5.5-inç me 1080p, kamerën e pasme 13-megapikselë, atë frontale 5-megapikselë, vjen direkt me versionin Android 5.0 Lollipop dhe përkrah lidhjen 4G LTE Cat. 6.
Zenfone 2 do të jetë në dispozicion nga muaji Mars, duke filluar me çmim prej 199$. /ameble