SHPËRNDAJE

Në konferencën për shtyp në ngjarjen MWC 2015, BlackBerry prezantoi modelin e ri BlackBerry Leap, një pajisje e rangut të mesëm.

BlackBerry Leap vjen me një dizajn të ekranit sportiv 5 inç HD i përkrahur nga procesori me dy bërthama Snapdragon S4 Plus me shpejtësi prej 1.5GHz dhe 2GB RAM memorie.

Përveç tjerash, BlackBerry Leap ka të integruar 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet MicroSD kartelës deri në 128GB, 8MP kamerën kryesore me flash LED si dhe një bateri 2.800 mAh.

Telefoni do të jetë në dispozicion nga Prilli me çmim prej 275$. /ameble

SHPËRNDAJE