HTC në muajin tetor kishte njoftuar për smartphone-in e tyre J Butterfly me Android, kurse tani ata kanë njoftuar për versionin ndërkombëtar të kësaj pajisje, i cili do të quhet HTC Butterfly, i njëjti është në dispozicion në SHBA mirëpo me emër si HTC Droid DNA.

Specifikat e HTC Butterfly janë të ngjashme me ato të Droid DNA dhe J Butterfly, ai vjen me Android 4.1 Jelly Bean, përmban ekran 5 inç HD të plotë dhe rezolutë 1920×1080 pixel.

HTC Butterfly është i pajisur me procesorë quad core Qualcomm Snapdragon S4 Pro clocked në 1.5GHz, gjithashtu përmban 2GB RAM, plus kamera të dyfishtë, atë të përparmen për video chat me 2,1 megapixel, kurse në pjesën e prapme për foto dhe video me 8 megapixel.

Fatkeqësisht HTC nuk ka dhënë asnjë detaj se kur ky Butterfly i ri do të jetë në dispozicion, dhe sa do të jete çmimi i tij. |ameble| [divider top=”0″]