LG G Pro 2 është prezantuar sot në uebfaqen e tyre koreane, duke u paraqitur kështu me një version më të madh se phablet-i Optimus G Pro i vitit të kaluar. Smartphone i ri përmban ekranin e madhësisë 5.9 inç dhe vjen më versionin e fundit të platformes Android 4.4 KitKat.

LG G Pro 2 vjen me rezolucion të ekranit 1920 x 1080 pikselë, procesorin 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 800 në 2.26 GHz, kamerën e pasme 13 megapikselë, kurse atë frontale 2.1 megapikselë dhe fuqinë e baterisë 3200mAh. Posedon 3GB RAM, 16 ose 32GB memorie e brendshme me mundësi zgjerimi nëpërmes microSD dhe vjen me ngjyrë të bardhë, të kuqe ose Titan. Siç edhe pritej, LG prapë i ka vendosur pajisjes butonat në panelin e pasmë.

Ku model ofron disa tipare të reja, duke përfshirë sigurinë e përmirësuar për përmbajtjen e të dhënave, funksionin Mini View si dhe mundësinë e shfletimit me ndarje të ekranit.

LG G Pro 2 do të lansohet në Korea deri ka fundi i këtij muaji, por kompania ende nuk ka vendosur se kur do të lansoj edhe për vende tjera. Megjithatë LG ketë model të smartphone-it do ta sjellë në Barcelonë në ngjarjen MWC 2014, kështu që shpresojmë se do të kuptojmë më shumë për çmimet dhe disponueshmërinë e tij. /ameble