SHPËRNDAJE

Këtë javë brendi Cougar ka prezantuar mausin (miun kompjuterik) e ri të përshtatshëm posaçërisht për lojëra, dhe e kanë emëruar si Cougar 700M Gaming Mouse.

Mausi Cougar 700M është ndërtuar duke përdorur strukturën e tij nga alumini dhe është i pajisur me sensor 8200 DPI për saktësi në lojëra dhe posedon procesorin ARM 32-bit. Karakteristika të tjera të tij përfshijnë 512kb memorie për ruajtjen konfigurimit dhe paneleve që rregullohen vetë.

Shiko videon më poshtë për të mësuar më shumë rreth karakteristikave të Cougar 700M Gaming Mouse.

Për fat të keq ende nuk ka informata për çmimin dhe disponueshmërinë e tij në botë. /ameble

SHPËRNDAJE