SHPËRNDAJE

Microsoft Lumia 532Microsoft si duket është përqendruar në përditësimin e disa modeleve të serisë Lumia, duke ofruar një harduer më të mirë me një çmim të lirë. Kësaj radhe është fjala për modelin Lumia 532, një version i përditësuar i smartphone-it Lumia 530.

Version i ri i pajisjes Lumia 532 vjen me procesorin 4-bërthamor nga Snapdragon 200 me shpejtësi prej 1.2GHz, 1GB RAM memorie si dhe 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet edhe për 128GB nëpërmjet microSD kartelës.

Ekrani i smartphone-it Lumia 532 është 4 inç me një rezolucion prej 800 x 480 pikselëve dhe sikurse pajisjet të tjera të serisë Lumia, po ashtu edhe ky model vjen me sistemin operativ nga Microsoft Windows Phone 8.1.

Në pjesën e pasme të pajisjes është integruar kamera kryesore 5 megapikselë, ndërsa në pjesën frontale është integruar kamera 0.3 megapikselë.

Microsoft Lumia 532 do të jetë në dispozicion në versione të ndryshme, duke përkrahë një SIM dhe dy SIM kartela dhe do të lansohet në të gjithë Evropën, Indin, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, me një çmim prej 79 €. /ameble

SHPËRNDAJE