SHPËRNDAJE

Përveç prezantimit të tabletit të ri Kindle Fire HDX, Amazon ka prezantuar gjithashtu edhe një version të ri të përditësuar të tabletit Kindle Fire HD, ky model i ri tani do të shitet me pakicë për vetëm 139 $, ai i mëparshmi është shitur për 199 $.

Amazon Kindle Fire HD i ri

Kindle Fire HD vjen me ekran HD 7 inç me rezolucion 1280 X 800 pikselë, kurse procesori vjen me 2 bërthama 1.5GHz. Specifikat tjera të këtij tableti përfshijnë sistemin operativ Fire 3.0, zërimi i dyfishtë stereo me Dolby Digital Plus dhe sipas Amazon pajisja e re është 60 për qind më e shpejt se modeli i mëparshëm.

Rifreskimi i ri i tabletit Kindle Fire HD është në dispozicion me para-porosi nëpërmes Amazon për 139 $, dhe do të filloj të shitet nga 2 Tetori, për me shumë detaje mund të gjeni këtu. |ameble|