SHPËRNDAJE

Qualcomm Snapdragon SmartTVPara dy muajsh kompania Qualcomm ka njoftuar për procesorin e tyre Snapdragon 805 për smartphone dhe tablet, kurse tani njofton për një tjetër procesor të ri për TV, Qualcomm Snapdragon 802.

Qualcomm Snapdragon 802 është projektuar për t’u përdorur në televizione Smart dhe në set TopBox. Ky procesor i ri ofron përkrahje Ultra High Definition për TV .

Nga ana harduerike, Qualcomm Snapdragon 802 posedon CPU 4-bërthamor 1.8GHz Krait dhe GPU Adreno 330, gjithashtu përmban motorin e procesimit HQV (Hollywood Quality Video) me rezolucion 1080p ultra HD.

Qualcomm kanë thënë se shumë shpejt do të fillojnë të punojnë me prodhues të TV-ve dhe set TopBox-ave me procesor Snapdragon 802 dhe presin që pajisjet e para të lansohen gjatë këtij viti. /ameble

SHPËRNDAJE