SHPËRNDAJE

Gjiganti Samsung njoftoi për smartphone-in e ri Samsung Galaxy Ace Style të cilin së shpejti do të lanson në treg.

Pajisja e re ka ekranin WVGA 4 inç i përkrahur nga procesori 2-bërthamor 1.2 Ghz dhe vjen me versionin e fundit nga Android, KitKat 4.4. Specifika tjera përfshijnë memorien 512 MB dhe 4 GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet deri në 64 GB nëpërmjet microSD kartele.

Samsung Galaxy Ace Style

Samsung Galaxy Ace Style ka të integruar dy kamera, atë fronatlen e cila është VGA me vetëm 0.3 megapiksela si dhe atë të pasmen me 5 megapiksela.

Ky model përkrahë teknologjinë NFC, WiFi dhe Bluetooth 4.0 dhe pritet të lansohet në treg në fund të këtij muaji. Sa i përket çmimit ende nuk ka informata zyrtare, por duke u bazuar në specifika të Galaxy Ace Style, nuk pritet të ketë ndonjë çmim të lartë. /ameble

SHPËRNDAJE