SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy Grand Neo JSamsung nuk ka të ndalur me prodhimin e smartphone-ve të ri. Kjo e dëshmon prezantimi i smartphone-it Galaxy Grand Neo, një pajisje në mes të Galaxy Grand the Galaxy Grand 2.

Galaxy Grand Neo ka ekranin TFT 5 inç me rezolucion 800 x 480 piksela i mbështetur nga procesori 4-bërthamor 1.2 GHz A7 dhe 1 GB RAM memorie. Në pjesën e pasme është vendosur kamera kryesore 5 megapikselë, ndërsa në pjesën frontale është vendosur kamera VGA (0.3 megapikselë).

Hapësira e brendshme për ruajtje të shënimeve si dhe për instalimi e aplikacioneve të ndryshme, është 8 GB e cila mund të zgjerohet nëpërmjet SD kartelës. Përveç tjerash, Grand Neo përkrahë Bluetooth 4.0, WiFi, GPS, ka të instaluar sistemin Android 4.2 Jelly Bean dhe ka të integruar një bateri të fuqisë 2, 100 mAh. Grand Neo nuk përkrahë teknologjinë 4G LTE dhe nuk ka të integruar radion.

Çmimi i Galaxy Grand Neo pritet të jetë 299 €. Duke u bazuar në specifika harduerike si dhe çmimin e dhënë, mendojmë se pajisja e re nga Samsung, nuk do të jetë një konkurrent i madh në treg. /ameble

SHPËRNDAJE