SHPËRNDAJE

Sony Xperia M4 Aqua 2Javën e kaluar kemi dëgjuar se smartphone-i i ri nga Sony, do të prezantohet në MWC 2015 dhe tani pikërisht Sony edhe e ka konfirmuar atë, duke e prezantuar modelin e ri Sony Xperia M4 Aqua.

Sony Xperia M4 Aqua përmban një ekran HD 5 inç me rezolucion prej 1280 x 720 pikselë dhe vjen me versionin e fundit, Android 5.0 Lollipop.

Sony Xperia M4 Aqua është i përkrahur nga procesori me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama Qualcomm Snapdragon 615 si dhe 2GB RAM memorie.

Ky model është i pajisur me kamerën frontale e cila është 5 megapikselë si dhe atë kryesoren 13 megapikselë dhe ka të integruar një bateri 2.400 mAh.

Sony Xperia M4 Aqua është i certifikuar me standardin IP65 dhe IP68 që tregon se është rezistent ndaj ujit.

Pajisja do të dalin në shitje në prill, dhe aktualisht nuk ka detaje për çmimin e mundshëm. /ameble

SHPËRNDAJE