SHPËRNDAJE

Sony Xperia Z Ultra ka qenë temë e thashethemeve gjatë javëve të fundit, janë shfaqur foto dhe dëgjuar disa specifika për smartphone-in. Kompania Sony tani ka zyrtarizuar pajisjen dhe kemi të gjitha detajet për Sony Xperia Z Ultra.

Sony Xperia Z Ultra

Ky model përmban ekran 6.4 inç të plotë HD Triluminos me rezolucion 1920 X 1080 pikselë, është i fuqizuar me procesorë 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 800 me shpejtësi 2.2Ghz dhe vjen me platformën Android 4.2 Jelly Bean.

Karakteristikat e tjera të tij përfshijnë 2GB RAM dhe 16GB hapësirë e brendshme për ruajtje, ekziston edhe një slot microSD për kartelë shtesë, plus baterinë 3000 mAh. Smartphone-i është projektuar të jetë ultra i hollë dhe i lehtë, trashësia e tij është vetëm 6.5mm dhe peshon vetëm 212 gram. Në anën e pasme të Ultra Z është kamera Sony Exmor RS 8 megapikselë me HDR, gjithashtu përmban lidhjet NFC, WiFi dhe Bluetooth, dhe pajisja është projektuar të jetë rezistente ndaj pluhurit dhe ujit si tek modeli Xperia Z.

Kompania ka thënë se Sony Xperia Z Ultra do të shfaqet në treg në gjithë botën nga mesi i verës mirëpo ende nuk ka detaje për çmimin. |ameble|

[youtube id=”h45uTBGftkQ” width=”600″ height=”350″]

[youtube id=”mXoHCIyg1Ik” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE