SHPËRNDAJE

Samsung ka shfaqur disa informata për versionin e ri të linjës së saj të procesorëve Exynos, Exynos 5 Octa. Kompania ka postuar një cicërimë me një foto nga llogaria zyrtare në Twitter, Samsung Exynos, duke thënë se një version i ri i çipit 8-bërthamor do të vijë javën e ardhshme. Cicërima thotë: ” A new Exynos 5 Octa is coming next week!”

Ky postim nga Samsung për Exynos 5 Octa paralajmëron të jetë hapi tjetër në evolucionin për të përmirësuar fuqinë dhe performancën e procesorëve Exynos.

Samsung Exynos 5 Octa

Paralajmërimi i procesorëve të ri vjen pas thashethemeve se Samsung është duke u përgatitur që të prezantoj phablet-in e tyre të ardhshëm të serisë Note, Samsung Galaxy Note 3.

Karakteristikat e përfolura për ketë phablet janë se do të posedoj procesorin Exynos 5 OCTA me 8 bërthama dhe 3 GB RAM. Është përfolur gjithashtu se do të shfaqet me kamerë 13 megapikselë. Kompania ka të ngjarë të paraqesë ketë model në muajin Shtator në të njëjtën kohë kur zbuloi versionin e kaluar Galaxy Note 2.

Megjithatë, nuk është zbuluar më shumë se çfarë kishte në cicërim, aty ka përmendur se do të detajojë specifikat e sakta dhe përmirësimet e tjera gjatë javës së ardhshme. |ameble|

SHPËRNDAJE