SHPËRNDAJE

Qualcomm SnapdragonQualcomm ka njoftuar për procesorët e tyre të parë me 64-bit, Snapdragon 410. Procesori më i ri i kompanisë premton që të shfaqet me disa karakteristika Premium duke përfshirë 4G LTE qe mbështet smartphone që gjenden nën çmimin 150 $, gjithashtu pritet të sjellë grafikë të përmirësuar dhe shpejtësinë e rrjetit të tregjeve në zhvillim.

Snapdragon 410 është i përshtatëshem me serinë e pajisjeve të fundit Android në tregjet në zhvillim të cilët përdorin versionin 4.4 Kitkat. Procesori Qualcomm i ri do të funksionoj edhe me Windows Phone dhe Firefox, kështu që kompania ka në plan të prodhoj çipa shtesë 64-bit për të ardhmen.

Apple ishte kompania e parë në lançimin e smartphone-ve 64-bit, pra iPhone 5S, dhe në fillim ishte e paqartë nëse Qualcomm do të ndjek ketë kompani. Në një intervistë të muajit Tetor, një zyrtar i lartë i marketingut Anand Chandrasekher e quajti çipin A7 të Apple-it si një mashtrim në marketing. “Qualcomm për ketë kishte kërkuar falje, duke e lëvizur zt. Chandrasekher në një pozitë jashtë më publikun dhe duke konfirmuar gjithashtu interesat e saja në procesorë 64-bit për pajisje mobile. |ameble|