SHPËRNDAJE

Në pamjen e më poshtme shfaqet procesori ende i pa lansuar, Exynos 5433, i cili pritet të vij bashkë me phabletin Samsung Galaxy Note 4. Ndërkohë që mund të tingëllojë diçka e pa pritur, por rezultatet Benchmark nga AnTuTu kanë zbuluar se ky çip procesori 8-bërthamor nga Samsung tejkalon përformancen e procesorit me të fundit nga Qualcomm, Snapdragon 805.

Galaxy Note 4 Exynos

Në teori, procesori i ardhshëm Exynos nga Samsung e lë shumë larg atë më të shpejtësi nga Qualcomm, Snapdragon 805. Ky i fundit, i cili nuk është edhe aq shumë i mirë, krahasuar me Snapdragon 801, që zakonisht e gjejmë në smartphone-at e sotshëm, është shumë i ngjashëm me çipin që është përdorur në smartphone-in e sapo lansuar në Korea, Samsung Galaxy S5 LTE-A.

Për phabletin Samsung Galaxy Note 4 thuhet se do të ketë gjithashtu edhe me procesor Qualcomm, gjë që është shumë normale për shumicën e smartphone-ve të Samsung-ut. Pra, kjo i bie që do të kemi dy pajisje me karakteristika të njëjta përveç procesorëve. /ameble

Galaxy Note 4 Exynos 2

SHPËRNDAJE