SHPËRNDAJE

[CeBIT 2013] Në kuadër të angazhimeve të shumta për promovimin e industrisë të TIK, STIKK mundësoi serish pjesëmarrjen e kompanive kosovare ne panairin me të madh të teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit, CeBIT që do të mbahet në Hanover nga 5 deri më 9 Mars 2013.

CeBIT çdo vit tubon rreth 4000 pjesëmarrës nga 100 shtete, me një hapësirë ekspozimi prej 72.000m2, e që mesatarisht vizitohet nga 133.700 vizitorë nga më shumë se 130 shtete. Edhe kësaj radhe Moto e STIKK do te jete “Kosovo Your Outsourcing Destination”. Me këtë rast STIKK do të promovojnë Kosovën si një destinacion të përshtatshëm për kontraktimin e punëve në këtë sektor. Ne këtë aktivitet STIKK ka marr mbështete nga SIPPO, GIZ dhe MPJ’se(Ministria e Punëve te Jashtme).

Kompanitë  Adaptivit, RROTA dhe IonCoders , janë kompani kosovare të cilat se bashku me STIKK dhe Agjencionin për Promovim te Investimeve te Kosovës-APIK do të marrin pjesë si ekspozues në panairin CeBIT 2013. Në Sallën 6, Stenda F32. |stikk| |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE