SHPËRNDAJE

Fabrikat e Apple në Kinë kanë qenë gjithmonë një burim i fotove të pajisjeve Apple që akoma nuk janë prezantuar për përdoruesit, dhe fotot e iPhone 6 nuk bëjnë përjashtim.

Fotoja më e fundit është e një paneli frontal të iPhone 6 bashkë me një iPhone 5S për të pasur një ide për madhësinë e këtij smartphone. Nga fotoja duket se telefoni i ri do të ketë pa dyshim një ekran më të madh.

iPhone 6

Nëse ndodh siç ka ndodhur dhe me pajisjet e mëparshme, shumë shpejt do të publikohen dhe foto të tjera të iPhone 6. Megjithatë, këto foto të ardhura nga fabrikat në Kinë duhen parë me skepticizëm, sepse shpesh ka ndodhur që këto fabrika të jenë thjeshtë prodhuesit dhe dizenjuesit e kasave mbrojtëse për iPhone.

Nëse këto imazhe janë të vërteta, kjo do të thotë se Apple më në fund është dorëzuar dhe ka nisur të prodhojë smartphone me ekran të madh për të konkuruar dhe me kompanitë e tjera si Samsung, HTC, LG apo Nokia. /ameble

 

SHPËRNDAJE