SHPËRNDAJE

Slightly Mad Studio ka zbuluar më shumë detaje rreth të rejave për lojën e tyre të ardhshme të quajtur World Of Speed​​, që do të jetë e pa pagesë për ta luajtur dhe në një mjedis tjetër ku lojtarët luajnë kundër njëri-tjetrit.

World Of Speed ​​po dizajnohet nga ekipi Slightly Mad Studio më një përvojë mbi 10 vjet të cilët kanë ndërtuar lojëra të tilla si Need for Speed: Shift, Project Cars dhe GTR2. Më poshtë mund të shihni një paraqitje të shkurtër (Trailer) se çfarë mund të pritet nga loja e re World Of Speed që aktualisht është në fazën e zhvillimit.

[youtube id=”Hp4ohhotk6k” width=”600″ height=”350″]

Drejtori kreativ Andy Tudor për faqet e internetit për lojëra Gamespot dhe Destructoid ka shpjeguar se ekipi i zhvilluesve kanë marrë frymëzimin nga lojërat tjera dhe kanë aplikuar atë mekanizëm në World of Speed.

World Of Speed ​​aktualisht është në zhvillim e sipër dhe do të jetë në dispozicion gjatë këtij viti. /ameble

SHPËRNDAJE